Armando Duka dhe Koço Kokëdhima thellojnë skandalin me të drejtën televizive të Superiores, shtyjnë garën për shpalljen e fituesit

Armando Duka dhe Koço Kokëdhima thellojnë skandalin me të drejtën televizive të Superiores, shtyjnë garën për shpalljen e fituesit

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka vijon të thellojë skandalin me shitjen e të drejtës televizive të Kategorisë Superiore.

Gazeta TemA raportoi pak ditë më parë ekskluzivisht se në garë për të marrë të drejtën televizive të Superiores ishin Super Sport (me aksioner Armand Dukën) dhe kompania Tibo.

Tibo ka ofruar shifrën me të lartë me 1.2 milion euro, ndërsa Super Sporti ku bën pjesë Duka ka ofruar 600 mijë euro dhe ligjërisht fitues shpallet kompania që ka ofruar shifrën më të lartë, pasi dhe përfitimet për klubet do jenë më të larta.

Burime për Gazetën TemA nga FSHF kanë bërë me dije se ditën e sotme dyshja Duka-Kokëdhima kanë shtyrë për në raundin e tretë shpalljen e fituesit, duke tentuar me gjithçka që të shpallin fituese kompaninë që ata duan.

Armand Duka dhe Koço Kokëdhima po bëjnë çmos në mënyrë skandaloze që fitues të jetë Super Sporti, me aksioner vetë kreun e FSHF-së.

Eshte e qartë që e gjithë procedura po kryhet në mënyrë të turpshme, vetëm e vetëm që Armando Duka të shpallë fitues Super Spotin e tij që të përfitoje personalisht e gjithçka të jetë nën kontrrollin e tij./TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas