Armand Duka fija lidhëse e oligarkut kryesor të Putinit me Tiranën, pjesë e listës së zezë së SHBA-ve
Kreu i FSHF-së Armand Duka dhe oligarku rus Megdet Rahimkulov
Beu i futbollit Armand Duka e sheh median me syrin e aleatit të tij të ri, Sali Berishës: Mediat argate që i bëjnë fresk dhe hapësirat raportuese mediatike armike, të cilat kanë pasqyruar perandorinë e aferave në FSHF.
Vendimi për të mos lejuar kolegun Ernest Koçi të Report Tv, për të ndjekur ndeshje Shqipëri-Gjeorgji si gazetar, është demostrim i hakmarrjes së verbër dhe i mentalitetit të trajtimit të futbollit si biznesin familjar të pularisë. Akreditimi i gazetarëve për ndeshjet e kombëtares duhet të ishte thjeshtë një akt formal i FSHF-së. Refuzimi arbitrar konfirmon njësimin e FSHF-së dhe stadiumit me pularinë.
Një sjellje e tillë është tipike sovjetike dhe putiniste. Dhe meqë ra fjala, Armand Duka është një nga fijet gati të padukshme të oligarkëve të Putinit në Tiranë. Armand Duka është pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të OTP Bank në Shqipëri, e cila është degë e Grupit Hungarez OTP.
Aksioner kryesor i Grupit Hungarez OTP dhe rrjedhimisht edhe i degës OTP në Tiranë është Megdet Rahimkulov, një oligark rus, i skeduar nga amerikanët për lidhje të forta me Putinin.Rahimkulov ka qenë edhe drejtor ekzekutiv i Gazprom, i Panrusgaz dhe i disa bankave të nivelit të dytë, të cilat qarkullojnë para të dyshimta.
Oligarku i listës së zezë së SHBA-ve ka tentuar që nga viti 2003 për të investuar në Shqipëri dhe ndoshta për të lëvizur disa fije të politikave të Putinit.
Megdet Rahimkulov, bankën të cilit e ‘mbikëqyr’ Armand Duka në Shqipëri, është në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së së bashku me dhjetëra oligarkë të afërt të Putinit.Rahimkulov konsiderohet nga amerikanët mes 6 grupeve financiare më të fuqishëm në Rusinë e Vladimir Putin.
Megdet Rahimkulov është identifikuar nga amerikanët si pjesë e fuqisë financiare dhe vepruese të Putinit për të ndërhyrë nëpër demokracitë në botë.
Ndaj nuk është për t’u çuditur nga fakti që Duka prej dy dekadash nuk i ka caktuar pagë vetes si kryetar i FSHF. Në disa rrethana paga mund të të prishë punë!
Dokumenti që tregon që Armand Duka është anëtar i pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të OTP Bank në Shqipëri
SI.E./I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3480
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U plagos gjatë përleshjes ku u vra Martin Cani, FSHF i ofron fizioterapi dhe trajtim të specializuar 14-vjeçarit: Do mbulohen të gjitha shpenzimet!
18 Dhjetor, 09:57
-
E konfirmojnë në Itali, Juventusi futet në garë për Cristian Shpendin! Vëzhgues në disa ndeshje
16 Dhjetor, 17:02
-
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban mbledhjen e fundit për vitin 2024, të gjitha vendimet që u morën
16 Dhjetor, 15:20
-
Evropiani U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA s'e shqyrton çështjen! Burime: Është shtyrë në shkurt
16 Dhjetor, 14:07
-
Superliga/ Teuta 'i fik dritat' Egnatias, i mposht 2-1 dhe i heq mundësinë e kreut! Skënderbeut 2-2 ndaj Bylis, Dinamo kryeson pas gjysmës së sezonit
15 Dhjetor, 18:48
-
Ikin dritat në stadiumin e Durrësit, Teuta - Egnatia ndërpritet për pesë minuta
15 Dhjetor, 17:20
-
Bëma nga Kategoria e Tretë, miqtë braktisin ndeshjen dhe gjithë ekipi ndëshkohet me karton të verdhë
15 Dhjetor, 16:41
-
Superliga/ Tirana në pikë të hallit, Dinamo e mposht 2-1 në derbi dhe merr kreun! AF Elbasani ndal 2-2 Partizanin në kryeqytet, Vllaznia fiton kundër Laçit
14 Dhjetor, 21:08
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor, 20:14
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor, 16:00
-
Kushtet atmosferike, shtyhen tre ndeshje në Kategorinë e Parë
14 Dhjetor, 15:06
-
Shorti i Botërorit/ Prodani në ‘Studio Live’: UEFA gaboi me shortin e Shqipërisë, s’duhet t’i kemi frikë! Serbia ‘armiku ynë’, shans për të bërë histori! Seitllari: Duka rrudhi buzët
13 Dhjetor, 20:30
Adriatik bravo qe informon ne kohe reale! Armand Duka eshte iniciator I luftes Rusi-Hungari Te denohet per krime ne Hag!
PërgjigjuKy Armand mafiozi mbrohet nga kryemafiozi prorus E K Vuçiçi
Përgjigju