Sipas Dukës, gjatë këtyre viteve, trajnerë me UEFA Pro në Shqipëri rezultojnë të jenë 112, ndërsa të dhënat zyrtare të UEFA-s të publikuara në raportin e saj të fundit, tregojnë për 86 trajnerë të licencuar në këtë kategori. Shifrat e publikuara nga Duka flasin për 376 trajnerë me UEFA A, ndërsa UEFA njeh vetëm 290 të tillë.
Sipas Dukës, FSHF ka licencuar 950 trajnerë me UEFA B, ndërsa ndërkombëtarëve u dalin në llogari vetëm 577 të tillë. Shifrat janë ndryshe edhe me licencën National C, ku sipas të dhënave të Dukës, janë të licencuar 194 trajnerë, ndërsa për UEFA-n janë 190 të tillë. Këto mospërputhje tregojnë në rastin më të mirë tentativën për të fryrë shifrat.
Gjithsesi, statistika më absurde dhe mashtrimi më i madh mbetet me krahasimin që Duka bën me periudhën para se ai të merrte drejtimin e FSHF-së. Sipas tij, para asaj periudhe nuk ka pasur trajnerë të licencuar nga UEFA, ndërsa është arritje e madhe se në drejtimin e tij janë licencuar 1632 të tillë. Por Duka ka bërë krahasim me një periudhë kur licencimi nga UEFA për trajnerët nuk ka ekzistuar. Sistemi për licencat ndërkombëtare u vu në aplikim nga UEFA në vitin 2004.
Shifrat e publikuara nga Duka
Shifrat e UEFA-s, pergenjeshtrojne Duken
d.b/shqiptarja.com

VIDEO










