Armand Duka mesazh prekës për humbjen e nënës: Nuk arrita ta përcjell sipas zakoneve, faleminderit për ngushëllimet

Armand Duka mesazh prekës për humbjen e nënës: Nuk arrita ta përcjell sipas zakoneve, faleminderit për ngushëllimet

Vajdie Duka

Ditën e djeshme ka ndërruar jetë mësuese Vajdija, nëna e vëllezërve Agron dhe Armand Duka.

Sot ka reaguar me fjalë prekëse edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka.

Ai shprehet se nuk ka mundur ta përcjellë nënën e tij sipas zakoneve e traditave shqiptare, për shkak të situatës që është krijuar si pasojë e koronavirusit.

Duka ka falenderuar të gjithë miqtë për mbështetjen dhe ngushëllimet, duke uruar që kjo situatë e vështirë e krijuar nga pandemia, të kalojë sa më shpejt.

Postimi i Armand Dukës:
Të nderuar Miq,
Në këto ditë të vështira nuk arrita ta përcjell Mamin tim sipas të gjitha zakoneve të cilat ne dhe ajo donim shumë t'i respektonim. Dua t'ju falënderoj të gjithëve, miqtë e të afërmit që arritën ta përcjellin Mamin për në banesën e fundit, që na ngushëlluan përmes telefonatave e mesazheve të shumta.
Uroj ta kalojmë sa më parë këtë situatë të vështirë e të rikujtojmë edhe njëherë Mamin tonë apo siç do të thonin qindra nxënës që ka mësuar dhe edukuar në 40 vite arsimi e mësuesie: Zysh Vajdijen.
Ju përqafoj të gjithëve!

/k.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?