Armand Duka miksoi futbollin me pularinë e tij, mister fati i miliona eurove, zbulohen të ardhurat marramendëse të FSHF nga UEFA, FIFA, qeveria dhe kontratat televizive 

Armand Duka miksoi futbollin me pularinë e tij, mister fati i miliona eurove, zbulohen të ardhurat marramendëse të FSHF nga UEFA, FIFA, qeveria dhe kontratat televizive 

Armand Duka ka përdorur futbollin për interesa personale dhe familjare, duke miksuar aktivitetin financiar të FSHF-së me biznesin e tij të pularisë, përmes një skeme klienteliste dhe kontratave abuzive. Ky është një nga konstatimet e Autoritetit të Konkurrencës, përmes një raporti të posaçëm për pozitat monopoliste të FSHF-së, deformimin e tregut dhe veprimtarinë ekonomike me natyrë korruptive. FSHF me në krye Dukën ka kontraktuar vetëm DIGITALB duke i dhënë drejtën e transmetimit të ndeshjeve zyrtare, në një kohë kur Duka është aksioner tek DIGITALB, me anë të kompanisë së pularisë A.I.B.A.

FSHF me në krye Dukën ka kontraktuar AMA Caffee për sponsorizimin, në një kohë kur Duka është aksioner tek AMA Caffee. Pra, Duka ka lidhur kontrata me vetën e tij, një rast i paprecedentë abuzimi. Faktet janë një sfidë dhe gurë prove për prokurorinë. Dhe këto dy fakte janë vetëm një pjesë skemës 20-vjeçare të kanalizimit dhe ‘avullimit’ të parave të futbollit.

Autoritetit të Konkurrencës ka nxjerrë në pah edhe miliona euro të ardhura të FSHF-së, para të cilat nuk dihet se ku dhe si kanë përfunduar, për shkak të errësirës që karakterizon FHSHF-në në mbretërimin 20-vjeçar të Armand Dukës. FSHF siguron të ardhura nga buxheti i shtetit shqiptar, nga UEFA, FIFA, nga shitja të drejtave televizive, nga shitja e biletave, nga sponsorizimet, reklamat etj. Vetëm nga UEFA, FIFA dhe qeveria FSHF ka marrë 934 975 000 ose rreth 9.3 milionë USD për periudhën 2015-2018.

“Të ardhurat kryesore te realizuara në vitet (2015-2018) nga FSHF vijnë kryesisht nga amortizimi i granteve te ardhura mbi 50% të totalit të të ardhurave. Amortizimi i granteve ne te ardhura sipas shënimit të të ardhurave në pasqyrat e bilanceve përfaqësojnë grantet e përfituara sipas dhuruesve si: UEFA, FIFA dhe Qeveria Shqiptare. Grantet e përfituara janë të ndara sipas përfituesve: UEFA 738,365 000 lekë, FIFA 120,910 000 leke dhe qeveria Shqiptare 75,700 000 lekë”, thuhet në raport.

Të ardhurat nga të drejtat televizive janë rreth 400 000 000 lekë në vit, ose rreth 12 mijë USD në katër vite, ku përfshihen shitja e të drejtës televizive të skuadrës kombëtare – UEFA, shitja e shitja e të drejtës televizive të skuadrës kombëtare – të tjerë, dhe shitja e të drejtës televizive për kampionatin shqiptar. Dhe këto nuk janë të ardhurat e vetme. FSHF merr të ardhura edhe nga sponsorimet. Kompani të ndryshme janë të interesuara që të reklamojnë logot e tyre gjatë ndeshjeve, në këmbim të pagesave.

Po ku përfundojnë gjithë këto para?! Ajo që theksohet në raportin e Autoritetit të Konkurrencës është fakti se FSHF u ka dhënë klubeve shqiptare të futbollit 600 mijë euro nga të ardhurat nga shitja e të drejtave televizive. Nuk ka të dhënë të tjera se ku përfundojnë miliona euro që arkëton çdo vit FSHF në drejtimin e Armand Dukës. Por, ndoshta është pikërisht ky mister që qëndron pas luftës së Armand Dukës për të qëndruar në krye të FSHF-së për një mandat të gjashtë, duke krijuar kështu një dinasti sundimi dhe abuzimi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meti: 27/01/2022 13:58

    Durresi eshte mafie dhe ka nje padron: Don Lazen e bHasanbellinjeve. I cili nderroi fytyren politike te Durresit vite me pare kur aprovoi kandidatin shkurtabiq te PS per kryetar bashkie. Jo rastesi qe tani eshte ne nje tryeze me deputetin me te ri te Durrsit, Ramen. Sepse do lajne e shpelajne para perreth portit. A do heqin Duken nga FSHF? Crendesi ka. Ai aty ka qene, i hapur, per tatime dhe polici. Nje pyetje e kam: A thua me kete "pasion" te nxehte Rama dhe Veliaj do te godasin me dore te hekurt oligarket si Luca apo Mane? Doshi apo Kastrati? Si mendoni?

    Përgjigju
  • Drejtësia: 26/01/2022 20:18

    Nga të ardhurat marramëndëse të vezëve deri te korrupsioni nëpër komisarjate! Të ardhurat janë shpenzuar dhe për të manipuluar ngjarje që kanë të bëjnë me vrasje, ku provat materjale janë adoptuar sipas interesit të këtyre poshtërsirave, me metodën komuniste ( hiqja lenkës dhe ngulia prenkës). Dhe permes këtij manipulumi shumë kriminel janë të lirë me prespektiv të ngritur ñëper shqipëri me magazine armësh e me njerëz që janë rezik publikë, hetoni dhe shumë shpejtë do të arini te oganizata mafioze shqiptare e shëndetësisë.

    Përgjigju
  • Sunit hesapi: 26/01/2022 17:50

    Ta dini ju kush i ka vezet do harroni pulat,durresi eshte bere si sicilija e viteve 80.Vezet i ben Likja hetoni dhe do e zbuloni gazetar

    Përgjigju
  • Uji Ftohtë: 26/01/2022 17:02

    Shto dhe Ujin "Tepelena" sponsor i kombëtares,sfiguronte në bilanc??!! Mjafton të verifikohen vitet e kaluara dhe të bëhet krahasimi

    Përgjigju
  • Fatosi: 26/01/2022 16:59

    C'FARE PRET SPAKU MOR JU DHJEFSHA ME GJITHE SHTETIN QE KENI,,, TURP E FAQJA E ZEZE, A VIHEN LABET E TEPELENES NE KRYE TE INSTITUCUONEVE, ,,ATA E KANE MENDJEN VETEM PER TE VJEDHUR... ///arrestojini qenin..

    Përgjigju
  • Pene: 26/01/2022 16:39

    Tani ju ra nmen ju ky mut. Ati i ka zon barku kryma nga mishi pjek ju hala ke ura. Ka hor i vresht rrush ju hala ke bistaku

    Përgjigju
  • Laert: 26/01/2022 16:22

    Ç'miksoi more budallenj. Perzjeu, bashkoi, bashkengjiti...

    Përgjigju
    • Pjeter: 26/01/2022 20:24

      Ti e ke mire,por problemi eshte se ato fjale qe thekson jane shqip!!!!

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Protestat e Rithemelimit para bashkisë, Rama: Janë me sakëlldi të mëdha! E kanë futur veten në batak, nuk ia ka fajin kush

Protestat e Rithemelimit para bashkisë, Rama: Janë me sakëlldi të mëdha! E kanë futur veten në batak, nuk ia ka fajin kush