Armand Duka: S'kemi luksin të shpërdorojmë një talent si Broja, ai ka sfidë ambientimin

Armand Duka: S'kemi luksin të shpërdorojmë një talent si Broja, ai ka sfidë ambientimin

Broja dhe Duka

Armando Broja vetëm dy ditë më parë reagoi qartë dhe tha se nuk ka asnjë mosmarrëveshje me trajnerin Sylvinho, duke i vendosur "vulën" thashethemeve të bëra publike së fundmi. I dëmtuar për 11 muaj, sulmuesi i Chelsea ka filluar të marrë minuta në Premier League dhe duket se po rigjen formën.

Në një intervistë për RTSH, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka tha se Kombëtarja s'e ka luksin të shpërdorojë një talent si Broja.

"Broja është një talent që nuk na vjen shpesh në Shqipëri. Ne nuk jemi vendi i prodhimit maksimal të talenteve dhe nuk kemi luksin të shpërdorojmë një të tillë. Ai është vërtet një talent i madh. Mos kontributi i tij në këto eliminatore nuk ka ardhur për fajin e tij, por fatkeqësisht për shkak të dëmtimit", tha fillimisht kreu i FSHF-së.

Ndërkohë Duka shtoi se sfida është për Brojën, që pasi të lërë pas plotësisht dëmtimin do duhet të përshtatet me një Kombëtare që tashmë ka një grup të mirë.

"Kjo mungesë ia vështireson punën Brojës edhe në të ardhmen sepse e para e ka sfidën me veten e vet, me shendetin që ta kalojë problemin dhe të eci përpara. E dyta që të bashkohet dhe të jetë organik me nje skuadër që tashmë është vërtet nje grup shumë i mirë", vijoi Duka.

Kreu i FSHF-së beson se Broja do e gjejë mënyrën që të gërshetohet me ekipin.

"Unë kam besim se një talent, një profesionist si ai, do ta gjejë mënyrën si të gërshetohet mirë me skuadrën. Por e ripërsëris, ne nuk kemi luksin që të shpërdorojmë një talent si Armando Broja", tha Duka.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës