Beqiri u ekzekutua 3 ditë para ditëlindjes, ishte pronar i një kompanie sigurie! Mediet e huaja: Armiqtë i numëroheshin me gishtat e dorës

Beqiri u ekzekutua 3 ditë para ditëlindjes, ishte pronar i një kompanie sigurie! Mediet e huaja: Armiqtë i numëroheshin me gishtat e dorës

Armando Beqiri është vrarë 3 ditë para se të bënte 33 vjeç. Ai ishte pronari i një kompanie sigurie fizike, që në shumë pak kohë kishte arritur një sukses të mënjëhershëm. Ai kishte mësuar gjuhën e vështirë islandeze, e ishte bashkëpronar i një biznesi, një kompanie sigurie fizike, që po arrinte mjaft sukses. Mësohet se 33-vjeçari në vitin 2012 kishte udhëtur në Greqi, ndërsa më pas në Islandë ku dhe kishte fituar nënshtetësinë. Mediet e huaja shkruajnë se armiqtë e tij numëroheshin me gishta, pasi nijhej si njeri i rregullt dhe miqësor.

“Armiqtë e tij në Rauðagerði, vend ku edhe jetonte, thuhet se ishin të paktë, madje mund të numëroheshin me gishtat e dorës”, theksohet në njërin prej shkrimeve. I riu nga Tepelena ishte larguar nga Shqipëria drejt Greqisë në vjeshtën e vitit 2012. Pak më shumë se dy vjet më vonë, në ditën e Krishtlindjeve, zbarkoi në Islandë, një vend me të cilin u dashurua. 


Lajmi kryesor:

Ekzekutohet në derë të shtëpisë shqiptari në Islandë, pronar i një kompanie sigurie! Mbi 5 plumba me pistoletë me silenciator pas shpine, në qafë e kokë! 4 të arrestuar (Emri)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë