Nipi i Flamur Nokës arrestohet në lokalin e djalit të biznesmenit Ymer Lala! Në pranga dhe pronari e 9 të tjerë

Tirane-  Djali gardist i biznesmenit Ymer (Korab) Lala u arrestua nga policia e Tiranës pasi e kishte kthyer lokalin që administron në bazë të lojërave të palejuara të fatit.  

Në lokalin që sipas policisë administrohej nga 24-vjeçari Ylard Lala në rrugën “Andon Zako Cajupi”, policia arrestoi në flagrancë një grup djemsh rreth një tavoline pokeri brenda ambienteve të biznesit të kamufluar për veprimtarinë e paligjshme.

Në mesin e burrave që kapen mat nga policia duke luajtur bixhoz është edhe nipi i deputetit demokrat Flamur Noka. Ai është Rexhep Noka. 32 vjeçari është djali i Safet Nokës, vëllai i Flamur Nokës. 

Djali i biznesmenit Lala rezulton të jetë edhe punonjës në gardën e Republikës, për këtë arsye në aksionin e efektivëve të komisariatit numër 2 në 08.00 të mëngjesit më 24 korrik, bashkëpunoi edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

"Me datë 24.07.2024, ora 08:00, Drejtoria e Hetimit e AMP-së në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Nr.2, Tiranë, kreu arrestimin në flagrancë të punonjësit të Gardës së Republikës Inspektor Ylard Korab Lala, pasi u kap në kushtet e flagrancës në kryerje e sipër të veprave penale “Organizim i llotarive të pa lejuara”, “Vënia në dispozicion e ambjenteve të organizimit i lojërave të fatit” dhe “Mbajtja dhe prodhimi pa leje i armëve të ftohta”, të parashikuara nga nenet 197, 198 dhe 279 të Kodit Penal' informoi sot AMP.

Në total 11 persona ranë në pranga nga mosha 23-58 vjeç, bashkë me djalin e biznesmenit, ndërsa 7 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë për moskallëzim krimi, nga mosha 18-39 vjeç pasi kishin për zhvillimin e lojërave të fatit por nuk kanë denoncuar në polici.

Emrat e të arrestuarve të aksionit policor “Poker 2”:
 1-Ylard Lala - 24 vjeç, djali i biznesmenit Ymer (Korab Lala) 
 2- Rexhep Noka - 32 vjeç, nipi i deputetit PD Flamur Noka 
 3- Eglantin Fejzaj - 43 vjeç 
 4- Nikolin Prenga - 49 vjeç
 5- Fatmir Rumani - 58 vjeç
 6- Arbjon Tocilla - 25 vjeç
 7- Marjan Ndoj - 46 vjeç
 8- Henrik Bruka - 23 vjeç
 9- Romario Kodra - 26 vjeç
10 - Erjola Vllahu - 38 vjeçe
11 - Cen Mehmetaj -  56 vjeç

Ylard Lala akuzohet për “Organizim të lotarive të pa lejuara”, dhe “Vënia në dispozicion e ambienteve të organizimit të lojërave të fatit”. Në lokalin që Lala administronte, efektivët sekuestruan 1 tavolinë pokeri, çipsa, aparate celularë dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari.

Të 11 të arrestuarit bashkë dhe me Rexhep Nokën akuzohen për organizimim ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Kush është biznesmeni Ymer Lala?
Ymer Lala është një biznesmen jo pak i akuzuar nga opozita, për vjedhjen e votave në vitin 2016 . Emri i biznesmenit doli dhe në dosjen 184 për shitblerjen e votave në Dibër por në 2020 prokuroria e Dibrës vendosi pushimin e pjesshëm të hetimeve për të dhe 7 persona të tjerë. Edhe deputeti Flamur Noka ka pranuar se e kishte takuar Ymer Lalën.

Në vitin 2017, vajza e tij Remë Lala fitoi mandatin e deputetes nën siglën e PDIU duke siguruar mbi 12 mijë votë, por pas zgjedhjeve iu bashkua grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Në zgjedhjet e vitit 2021 Lala pranoi të garojë nën siglën e PS-së por më pas dha dorëheqjen një muaj para zgjedhjeve. Në vitin 2022 në vazhdim ajo rezulton të jetë Drejtore e Shërbimit Social Shtetëror. Ndërkohë djali i tij Ylard Lala punonte si inspektor në Gardë.

Operacioni i koduar "Poker 2"

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit: 

- Y. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", parashikuar nga nenet 197 dhe 197 të Kodit Penal;

- E. F., 43 vjeç, N. P., 49 vjeç, F. R., 58 vjeç, R. N., 32 vjeç, A. T., 25 vjeç, M. N., 46 vjeç, H. B., 23 vjeç, R. K., 26 vjeç, E. V., 38 vjeçe, dhe C. M., 56 vjeç, për veprën penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit E. N., 18 vjeç, F. P., 39 vjeç, K. N., 36 vjeç, K. P., 21 vjeç, A. Sh., 34 vjeçe, D. Gj., 33 vjeç, dhe H. D., 35 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, shtetasit e arrestuar, në një lokal në administrim nga shtetasi Y. L., ndërsa 7 shtetasit e proceduar në gjendje të lirë, kanë pasur dijeni për ushtrimin e kësaj veprimtarie, dhe nuk e kanë kallëzuar pranë organeve kompetente.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:33
Publikohen pamjet/ Momenti kur forcat e policisë mësyjnë lokalin që administrohej nga djali i biznesmenit Ymer Lala

Policia ka publikuar pamjet e operacionit të koduar “Poker 2” në lokalin që administrohej nga djali i biznesmenit Ymer (Korab) Lala.

Në flagrancë janë arrestuar 11 persona ndërsa po procedohen në gjëndje të lirë 7 të tjerë për moskallëzim krimi. Në pranga ka rënë Ylard Korab Lala I cili rezulton inspector në gardë ndërsa ishte dhe administrator I këtij lokali.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ernesti: 25/07/2024 16:48

    Po garda qe ne syrin tim eshte nje institucion i larte i verifikon punonjesit e vet kur i merr ne pune a jane hajdute a jane vrases a jane grek e fls shqip kto garda sduhet ti paijisi me arme e me uniform

    Përgjigju
  • juli: 25/07/2024 16:29

    maloku luan tek maloku,,hajse lajm hajde...

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 25/07/2024 16:15

    Nipi hor si daja, i ka njoft enveri kush ishin e keqja e shoqërise, kan marr edhe pare gjoja ishin të përndjekur politike, ata ishin kanceri i shoqërise dhe do jenë gjithmonë. Normal që ikun Shqiptarët nga këta të sëmurë gjoja biznesmena.

    Përgjigju
  • kiraskiras: 25/07/2024 15:31

    Ne Shkoder lokalin e bigjozit te Altin Lamit nuk e kontrollon kush

    Përgjigju
  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 25/07/2024 14:49

    O popull Shqiptar shikoni plerat se çfar llumi jan. A e keni par si bēn flamuri pa shkop si ngrefet si gjeli maj plehut. Po tani nē veçanti ça do thot flamuri pa shkop. O pik e zez çi ka gjet Shqiptarēt.

    Përgjigju
  • E verteta: 25/07/2024 14:38

    Garda e Republikes paska armatosur djalin e trafikantit dhe vrasesit Ymer Lala qe sot e therrasin biznesmen. Vajza e Ymerit drejtoreshe e madhe, motra e Dumanit ne ministri te jashtme, nipi i trafikantit te madh te droges i ekzekutuar drejtor i antikontrabandes etj etj Cfare ka me shume shteti? Policine, burgjet, ushtrine, tatimet , kujdesin social. Perse ikin njerezit? Se perplasen neper zyra me kete realitet kriminal.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës