Armando Broja do të udhëtojë me Chelsean në turin parasezonal të ekipit në SHBA. Sulmuesi kuqezi është pjesë e listës me 28 futbollistë të përpiluar nga trajneri i ri Enzo Maresca.
Blutë e Londrës do të kenë ndeshjen e tyre të parë të mërkurën kundër Wrexam në stadiumin “Levi” në Santa Clara, në Kaliforni, e në vazhdim do të përballen me Celtic dhe Club America.
Chelsea do të masë forcat edhe me Manchester Cityn në ‘Columbus’ dhe me Real Madridin në Charlotte më 7 Gusht. Në total, tekniku Maresca ka lënë jashtë shumë lojtarë. Mes tyre ka edhe emra të mëdhenj dhe mospërshirjet e Lukakut, Kepa Arrizabalagas, Chalobah, Cesare Casadei, David Datro Fofana dhe Sarr, vazhdojnë që të shtojnë spekulimet se ata mund të largohen nga “Stamford Bridge” këtë verë.
Kjo thirrje është një test për Brojën, e ardhmja e të cilit është e paqartë në “Stemford Bridge”. Për sulmuesin kuqezi ka interesim nga klube në Serie A dhe në Premier League. Por pjesëmarrja në këtë tur parsezonal dhe një paraqitje e mirë e Brojës mund të bindë trajnrein Maresca që ta mbajë edhe këtë sezon te Chelsea.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70%
-
Jo
18.3%
-
Ndoshta
11.7%
Vota total: 2052
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Firmosi në Turqi, Rey Manaj pritet si 'mbret' nga tifozët
22 Korrik, 16:00
-
Besiktas i 'tregon derën' Ernest Muçit: Kemi gjetur zëvendësuesin
20 Korrik, 15:02
-
E konfirmojnë në Itali, klubi i Serie A blen Alen Sherrin! 500 mijë euro për Egnatian
20 Korrik, 11:00
-
Rubin Kazan surprizon Mirlind Dakun
20 Korrik, 10:15
-
E kryer/ Keidi Bare mbetet në Spanjë, gati firma me klubin e ri
20 Korrik, 09:14
-
Zyrtare/ Armando Sadiku ndryshon skuadrën e 15-të në karrierë
20 Korrik, 08:38
-
La Liga një ëndërr, shtohen kërkesat arabe për Jasir Asanin
19 Korrik, 14:51
-
Në qendër të merkatos, vjen një ofertë e papritur për Armando Brojën
19 Korrik, 14:12
-
Marash Kumbulla larg Romës, mbetet sërish në Serie A
18 Korrik, 15:44
-
Lazio e shpalli 'non grata', asnjë ofertë për Elseid Hysaj
17 Korrik, 15:18
-
Gjiganti grek kërkon Myrto Uzunin
17 Korrik, 10:52
-
Armando Broja me shokë e bëjnë 'bllok' në rrjetet sociale, Chelsea nis procedurë disiplinore! Fernandez: Kërkoj falje për thirrjet raciste
17 Korrik, 10:10