Gjiganti grek kërkon Myrto Uzunin

Gjiganti grek kërkon Myrto Uzunin

Myrto Uzuni

Grekët e Panathinaikos janë në kërkim të një sulmuesi për golat dhe ia kanë vendosur syrin Myrto Uzunit. Mediet në Spanjë bëjnë me dije se klubi grek ka bërë "hetime" dhe po mendon t'i shkëpusë Granadas një prej lojtarëve më të mirë të saj.

Rrëzimi në La Liga 2 nuk e privon Uzunin të largohet për shumën e duhur, duke ulur klauzolën prej 25 milionë eurosh që kishte kur klubi ishte pjesë e elitës spanjolle të futbollit.

Veç Panathinaikos, interes për të ka edhe nga Turqia, teksa nuk përjashtohet që beratasi 28-vjeçar të ndërrojë skuadër, por jo kampionat, duke qëndruar në Spanjë.

Ishte 31 janari 2022 kur Uzuni la Ferencvaros dhe u bashkua me Granadan për 3 milionë euro, me një kontratë deri në verën e 2025.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar