Zhvillime të papritura për Ernest Muçin në Turqi. Interesi i lartë për sulmuesin e Besiktas dhe Kombëtares ka bërë që turqit të konsiderojnë një shitje të mundshme të tij, teksa kanë gjetur edhe zëvendësuesin.
Zëvendëspresidenti i Besiktas, Hysen Juçel ka thënë se për Muçin ka interes të lartë, çka mund të sjellë largimin e tij. "Nuk ka asnjë ofertë për Muçin, por ka klube të interesuara. Nëse Muçi largohet, atëherë mund të fokusohemi te Anderson Talisca i Al Nassr”, tha ai.
Deri në këto momente të merkatos Besiktas ka qenë aktiv, duke afruar emra si Paulista, Rafa Silva apo "qershia mbi tortë" Ciro Immobile.
Kujtojmë se Muçi u bashkua me Besiktas në shkurtin e 2024 për 10 milionë euro nga Legia e Varshavës, teksa bardhezinjtë nuk e lënë të largohet pa 20 milionë euro.