Armando Prenga nuk deklaroi 
gjobën,Gjykata:S'është detyrimReport Tv siguron vendimin e Gjykatës së Kurbinit

EKSKLUZIVE - Ish-deputeti socialist Armando Prenga nuk ka shkelur ligjin kur në formularin e tij të dekriminalizimit s'ka deklaruar një dënim me gjobë. Është ky vendimi i gjykatës së Kurbinit që ka rrëzuar kërkesën për dënimin e Prengës me burg për akuzën e falsifikimi të dokumentave zyrtare dhe vulave. Report Tv ka siguruar ekskluzivisht vendimin e Gjykatës së Kurbinit ku gjyqtari Alfred Gjoni ka vendosur pushimin e çështjes së ngritur nga Prokuroria dhe sektori i dekriminalizimit.

vendimi i rrethit gjyqsor
(Vendimi i Gjykatës së Kurbinit)

Ndërkohë, ish-deputeti Prenga është duke u gjykuar po në këtë Gjykatë për akuzën e armëbajtjes pa leje, pas incidentit dhe përplasjes që ai pati me pjesëtarë të familjes Çali për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut për peshkim.

Por cili është argument i gjytarit Gjoni që ka vendosur të pushojë akuzën për ish-deputetin socialist?
Në rastin konkret i pandehuri nuk ka patur detyrim të deklarojë çfarë do llojë dënimi me burgim, apo çdo lloji tjetër dënimi, përveçse detyrohet të deklarojë çdo dënim me burgim deri ne 6 muaj, për çdo lloji krimi që mund të keteë kryer, duke marrë në konsiderate rehabilitimin e veprës penale sipas vendimit penal me nr. 163 date 01.12.2015 të Gjykates së Rrethit Gjyqesor Kurbin, ku i pandehuri Armando Prenga është dënuar me gjobë.

Gjykata çmon se çështja penale në ngarkim të pandehurit Armando Prenga, duhet të pushohet, pasi sipas parashikimeve te nenit 387 te K.Pr.Penale kjo çështje nuk duhej të fillonte nga Prokuroria Kurbin për shkak të parashkrimit të saj. Ndërkohë, Prokuroria kërkonte dënimin e Prengës me 6 muaj burg pasi sipas saj “Nga verifikimi i formularit të vetëdeklarimit, plotësuar nga subjekti i pandehuri Armando Prenga, me date 28.04.2016, konstatohet se vendimi i mësipërm gjyqësor penal i formës së prerë nuk është pasqyruar nga ana e tij në këtë formular". 

Pyetjes në formular: A jeni dënuar ndonjëhere me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj? - I pandehuri Armando Prenga në cilesinë e subjektit vetëdeklarues të ligjit i është përgjigjur me "Jo" duke vendosur shenjen "X" përbri përgjigjes. Pas këtij hetimi dhe procedimit për armbajtje deputeti Prenga dha dorëheqjen duke mos u bërë më as pjesë e kandidatëve për zgjedhjet e 2017-ës. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë