Armando Sadiku, rikthehet titullar
gol në miqësoren e Legias

Armando Sadiku, rikthehet titullar<br />gol në miqësoren e Legias<br>
Armando Sadiku vazhdon të shkëlqejë në miqësoret që skuadra e tij Legia e Varshavës po zhvillon gjatë mini-fazës përgatitore. Pas dëmtimit të ish-sulmuesit të përfaqësueses kroate, Dinamos së Zagrebit, Arsenalit dhe Shakhtar Donjeckut, Eduardo Da Silva, sulmuesi kuqezi u kthye në titullarin e skuadrës.

Besimin e dhënë nga stafi teknik, Sadiku e shpërbleu menjëherë me paraqitje të shkëlqyera në lojë dhe tashmë me gol. Sulmuesi shqiptar ishte titullar në miqësoren ku Legia e Varshavës fitoi 2-0 përballë danezëve të Silkeborgut. Sadiku ishte rreziku më i madh në zonën kundërshtare dhe në minutën e 32-të realizoi golin e avantazhit për polakët.

Një pjesë loje i mjaftoi kuqeziut që të konfirmojë se është një element mjaft i rëndësishëm te Legia dhe se në gjysmën e dytë të sezonit do të rivalizojë me Eduardon për fanellën e titullarit.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Formula 1/ Max Verstappen 'merr hak', fiton garën e Imolas në Itali! Në podium edhe Ferrari, befason Lando Norris

Formula 1/ Max Verstappen 'merr hak', fiton garën e Imolas në Itali! Në podium edhe Ferrari, befason Lando Norris