Armando Sadiku: S'dinë shqip, 2
lojtarët e Kombëtares flasin anglisht

Armando Sadiku: S'dinë shqip, 2<br />lojtarët e Kombëtares flasin anglisht
Lojtari i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka rrëfyer në emisionin “Procesi Sportiv” në “Top Channel”, se harmonia në Kombëtare është edhe më e madhe se vetë njohuria që kanë disa lojtarë me gjuhën shqipe.

Lojtari nga Elbasani ka treguar se dy nga lojtarët që kanë jetuar që në vogëli jashtë trojeve, kanë probleme me gjuhën amtare, për shkak të jetesës jashtë vendit për vite të tëra.

Në fjalën e tij gjatë emisionit, 24-vjeçari ka rrëfyer se dy nga lojtarët e skuadrës kuqezi, të cilët kanë qenë në një dhomë gjatë grumbullimit të fundit, komunikonin edhe në gjuhë të huaj.

“Rama dhe Kaçe kanë qenë në një dhomë gjatë grumbullimit të fundit, por kuptuam se ata flisnin anglisht, në momentin që nuk kuptoheshin në gjuhën shqipe”, tha Sadiku.

Ergys Kaçe ka lindur në Korçë në vitin 1993, por menjëherë prindërit i tij u larguan në Greqi e shtatshkurtri siç duket e ka pasur të vështirë të ruajë gjuhën shqipe. E njëjta gjë vlen edhe për Valdet Ramën, i cili ka lindur në Prizren, por është rritur në Gjermani, ku edhe luan dhe u rrit profesionalisht.  


Marrë nga Shekulli

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën