Armata e dronëve të Erdoganit hyn në aksion në konfliktin ushtarak Azerbajxhan-Armeni

Armata e dronëve të Erdoganit hyn në aksion në konfliktin ushtarak Azerbajxhan-Armeni

Përshkallëzimi ushtarak në Nagorni Karabak menjëherë u bë një problem global, me fuqitë e mëdha të rajonit të përfshira në një dinamikë që rrezikon të bëhet diçka më e madhe sesa përleshjet e thjeshta.

Ndryshe nga vitet e fundit, përplasja midis Armenisë dhe Azerbajxhanit menjëherë u shfaq më e dhunshme. Videot e para nga luftimet kanë treguar automjete plot njerëz, milicë të kombësive të dyshimta, sulme ndaj automjeteve tokësore. Të vdekurit janë disa dhjetëra në mes, një seri pretendimesh, mesazhesh dhe sinjalesh luftarake nga sponsorët kryesorë ndërkombëtarë të kësaj përplasjeje – Rusia, Turqia dhe pjesërisht Irani.

Tani për tani, Rusia po mban një linjë shumë diplomatike. Mbështetja për Armeninë ka qenë gjithmonë një nga shtyllat e politikës së jashtme të Kremlinit.

Në muajt e mëparshëm, siç raportohet nga gazeta italiane La Stampa, forcat ruse dhanë furnizime ushtarake për ushtrinë armene përmes Detit Kaspik dhe Iranit. Por sipas analistëve qëllimi i Vladimir Putinit duket se do të jetë de-përshkallëzimi.

Ai nuk mund të përballojë një luftë të re kur situata në Ukrainë nuk është zgjidhur dhe në Bjellorusi rrezikon të shpërbëhet fuqai e pushtetit të Lukashenkos ku dhe rrezikohet rënia e një krahine të perandorisë së vjetër Sovjetike. Rusia mendon që më mire të jetë ndërmjetësuese sepse nëse Armenia është një aleat, Azerbajxhani nuk është sigurisht një armik dhe me Turqinë Kremlini di të menaxhojë konfliktet e përbashkëta.

Turqia nga ana tjetër ka marrëdhënie të shkëlqyera me Azerbajxhanin dhe që konsiderohen "vëllazërore" por dhe që ndjekin ëndrrën e Ankarasë për bashkimin e popujve turk në një zonë të vetme të madhe dhe me ndikim kurse me Armeninë ka pasur marrëdhënie të këqija. Rexhep Tajip Erdogan e bëri të qartë se mbështetja turke për forcat e Azerbajxhanit do të jetë totale në këtë përshkallëzim të ri të konfliktit.  

Mendohet se Erdogan ka dërguar në zonat e luftimit "legjionët e tij të huaj" në mbështetje të trupave aleate: mercenarë të cilët, sipas akuzave, kanë mbërritur nga fronti sirian.

Ankaraja gjithashtu ka dërguar për Azerbajxhanin edhe dronë luftarakë të sofistikuar të cilat kryejnë operacione kirurgjikale kundër automjeteve armene dukshëm të paaftë të reagojnë ndaj sulmeve nga qielli.

Por sipas analistëve ushtarakë të luftës dhe siç pretendohet edhe nga Sebastien Roblin në ‘Forbes’, dronët e prodhuar në Turqi janë praktikisht identikë me famëkeqin TB2 Bayraktar, një mjet ajror luftarak pa pilot dhe i aftë për operacione fluturimi të kontrolluara nga distanca, të njëjtët dronë që Ankaraja përdori në Libi dhe Siri për të mbështetur aleatët dhe njësitë e saj të pranishme në territor.

Sidoqoftë, ajo që është intriguese në këtë fazë të konfliktit është kush mund t'i drejtojë fizikisht këta Bayraktar pas vijave armike armene. Përgjigja më e thjeshtë do të ishte: dora turke, shumë më me përvojë në përdorimin e tyre.

Nga ana tjetër, Ambasadori armen në Moskë, Vardan Tooganyan, i tha agjencisë ruse Sputnik se vendi i tij është i gatshëm të përdorë sistemet ‘Iskander’ në rast të mbërritjes së avionëve gjuajtës turq F-16.

Duket se Kaukazi rrezikon të shkaktojë një zjarr me konture të vështira për tu menaxhuar por duket se ndërkohë, sipas analistëve, Turqia tashmë e ka zbatuar planin e saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 30/09/2020 10:37

    Ky tirani erdoganovici e ka qëllimin ta shkatrrojē Armenin dhe ta fus nēn regjimin e tij ”otoman” ...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën