1762523299_vladimirputin.jpeg

Presidenti rus, Vladimir Putin i konfirmoi homologut të tij turk, Rexhep Tajip Erdogan , se propozimi i SHBA-së mund të shërbejë si bazë për një marrëveshje paqeje me Ukrainën. Këtë koment e bëri me dije Kremlini në një deklaratë zyrtare të lëshuar pas telefonatës së të dy udhëheqësve. 

"Pati një shkëmbim pikëpamjesh mbi situatën në lidhje me Ukrainën, duke përfshirë edhe në kontekstin e propozimeve të SHBA-së për një zgjidhje paqësore. Vladimir Putin vuri në dukje se këto propozime, siç u publikuan, janë në përputhje me diskutimet në samitin ruso-amerikan në Alaska dhe, në parim, mund të përdoren si bazë për një marrëveshje përfundimtare paqeje", thuhet në deklaratë. 

Nga ana e tij, "Erdogan shprehu qëllimin e tij për të ofruar të gjithë ndihmën e mundshme për procesin e negociatave dhe gatishmërinë e tij për të vazhduar të ofrojë platformën e Stambollit për këtë qëllim".


Lajmi kryesor:

SHBA-Ukrainë hartuan plan të ri me 19 pika në Gjenevë! Shtëpia e Bardhë: Garantimi i sovranitetit të Kievit do të jetë thelbësor