Manipulimi/ Drejtor shkolle me mesataren 5, zbardhet rrëfimi i Ermioni Çekanit

Manipulimi/ Drejtor shkolle me mesataren 5, zbardhet rrëfimi i Ermioni Çekanit

Vënia nën akuzë për “Shpërdorim detyre” të Abaz Hoxhës drejtorit të një shkolle në Kamëz, ka sjellë përshtjellim mes rradhëve të stafit pedagogjik të shkollës, zyrës arsimore Kamëz dhe në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve. Hoxha pritet që të dalë para gjykatës si i pandehur, ndërkohë që sot “Shqiptarja.com” zbardh të plotë dëshminë kryesore të kësaj dosje hetimore, rëfimin në prokurori të Ermioni Çekanit, drejtoreshës së Arsimit në Kamëz.

Përpara oficerit Gledion Fortuzi, Çekani ka rëfyer se nuk ka pasur dijeni për veprimet e kundraligjshme dhe dyshimet për korrupsion të drejtorit të shkollës “Gramoz Palushi”. Çekani ka treguar para oficerit të prokurorisë se nuk ka pasur informacion mbi veprimet e vartësit të saj, çka tregon se Çekani i kishte lënë dorë të lirë, drejtorit Abaz Hoxha, duke mos marë asnjë masë qoftë edhe administrative kundër tij. Pasojat e këtij skandali, sollën dhe largimin nga puna të Ermioni Çekanit. Ja çfarë thotë ish-drejtoresha e arsimit në Kamëz, në prokurori për këtë çështje.

Pyetje:Kallëzuesja Aurela Bilo pretendon se në datën 15-20 shkurt 2015 në ambjentet e shkollës “Gramoz Palushi” janë kryer trajnime të mësuesve të organizuara nga Drejtori i Shkollës. Mund të thoni ju nëse keni dijeni se si janë organizuar dhe zhvilluar këto trajnime.

Përgjigje:Unë nuk kam dijeni për organizimin dhe zhvillimin e këtyre trajnimeve në ambjentet e shkollës dhe nuk është në përgjegjësinë time të kontrolloj organizmin e këtyre trajnimeve në ambientet e shkollës. Këtë gjë për herë të parë e kam mësuar kur jam vënë në dijeni të një konflikti që kishin drejtori i kësaj shkolle Abaz Hoxha me mësuesen Aurela Bilo. Dua të shpjegoj se mësuesit e kanë të detyrueshme të marrin dy kredite në vit dhe për këtë marrin pjesë sipas zgjedhjes së tyre dhe profilit, në trajnime të ndryshme që organizohen nga shteti ose privatisht. Dua të theksoj se në janar të vitit 2017, nga Ministria e Arsimit ka dalë një udhëzim i ri për trajnimet ku, sipas këtij udhëzimi, ndalohet organizimi dhe zhvillimi i këtyre trajnimeve në ambientet e shkollave, gjë e cila më parë nuk ka qenë e ndaluar. Gjithashtu, sipas udhëzimit të ri, shoqata ose organizata që kryen trajnimin është e detyryar që të njoftojë 5 ditë përpara zyrën apo drejtorinë arsimore për trajnimin që do të zhvillojë me mësuesit e interesuar.

Pyetje: Kallëzuesja pretendon se në trajnimet e zhvilluara gjatë kësaj periudhe është pajisur me 7 çertifikata dhe ssipas saj, këto certifikata nuk i janë ddhënë nga drejtori i shkollës, i cili i ka organizuar trajnimet, por ato pasqyrohen edhe në tabelën e vlerësimit për konkurim për pozicionin e nëndrejtorit të shkollës, ku ajo ka marrë pjesë. Mund të na thoni nëse keni dijeni lidhur me këto pretendime dhe a janë verifikuar nga ana juaj?

Përgjigje: Nuk kam asnjë dijeni.

Pyetje: Kallëzuesja pretendon se në këto trajnime ka paguar 6.000 lekë dhe për këtë ju ka informuar edhe juve më vonë nëpërmjet ankimit të saj. Mund të na thoni a jeni ju në dijeni të këtyre pagesave dhe në ç’formë i janë bërë këto pagesa kompanisë trajnuese? A janë lëshuar fatura për pagesat e kryera për këto trajnime?

Përgjigje: Ashtu sikurse shpjegova, nuk kam pasur asnjë dijeni më parë as për trajnimet as për pagesat e kryera apo për mënyrën e kryerjes së këtyre pagesave, por jam vënë në dijeni nëpërmjet ankimit të mësueses Aurela Bilo në tetor të vitit 2018. Lidhur me këto pretendime kam komunikuar me drejtorin e shkollës dhe për të gjitha ankesat e saj i kam kthyer përgjigje me shkrim Aurelës.

Pyetje: Në kallëzimin e paraqitur, kallëzuesja pretendon se gjatë konkurimit dhe procedurës së vlerësimit për pozicionin e nëndrejtorit të shkollës janë shkelur procedurat nga drejtori i shkollës, i cili ka hequr qëllimisht nga dosja e saj e konkurimit certifikata dhe ka falsifikuar vlerësimet në pikë, duke i shtuar fiktivisht kandidatit të shpallur fitues më shumë pikë sesa i takonin sipas dokumentacionit me të cilin kishte konkuruar dhe i janë ulur pikët qëllimisht kallëzueses duke hequr nga dosja certifikata të saj, në mënyrë që të vlerësohej me më pak pikë sesa realisht i takonin sipas dosjes së konkurimit. Për këto rrethana, kallëzuesja pretendon se ju ka informuar edhe juve.

Pyetje: Mund të na thoni nëse keni kryer ndonjë verifikim lidhur me këtë situatë? A ka pasur përfaqësues nga Zyra Arsimore në këtë përzgjedhje?

Përgjigje: Dua të shpjegoj se sipas Udhëzimit të ministrit të Arsimit, nr. 58, datë 12.11.2013 për “Procedurat e emërimit dhe të shkarkimit të nënxdrejtorit të institucionit arsimor publik”, udhëzim i cili është edhe online në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit së bashku me shtojcën ku janë të përcaktuara mënyrat e vlerësimit, emërimi kryhet nga drejtori i institucionit pasi shqyrton dokumentacionin e kandidatëve konkurentë dhe kandidati jo fitues ka të drejtën e ankimimit brenda afateve. Kjo aankesë shqyrtohet nga titullari i Zyrës Arsimore, i cili brenda afatit i kthen përgjigje të interesuarit. Nga ana e kallëzueses unë nuk kam marrë një ankesë të tillë brenda afatit siç parashikohet në ligj. Në momentin që kallëzuesja na ka bërë me dije ankesat e saj lidhur me procedurën, unë kam kryer verifikimet përkatëse nëpërmjet zyrës së burimeve njerëzore, ku më ka rezultuar se procedura ka qenë e rregullt dhe në përputhje me ligjin dhe ankesat e saj nukqëndronin gjithmonë referuar pretendimit të saj për vlerësimin e bërë sipas dokumentacionit të dosjes së kandidatëve.Për sa i përket pretendimit të saj për heqje të dokumenteve ga dosja, ky pretendim i saj nuk u provua. Për verifikimet e kryera nga ana ime, i është kthyer përgjigje me shkrim znj.Bilo.

Pyetje: Kallëzuesja pretendon se është njoftuar prej drejtorit të shkollës në datën 29.06.2018 mbi shkëputjen e marrëdhënieve financiare me shkollën, për shkak të rënies së numrit të nxënësve. Ndërkohë ajo pretendon që e gjithë kjo lëvizje është bërë me qëllim të paracaktuar prej drejtorit të shkollës për largimin e saj nga kjo shkollë, pasi numri i nxënësve në të vërtetë nuk ka rënë dhe sipas saj, 20 nxënës të kësaj shkolle kanë përzgjedhur lëndën e fizikës. Çfarë keni për të deklaruar?

Përgjigje: Dua të shpjegoj se ky pretendim na është paraqitur nga ana e znj. Bilo dhe pas verifikimeve të kryera prej meje, duke i kërkuar informacion të hollësishëm drejtorit të shkollës, më rezultoi se pretendimi i saj nuk qëndronte dhe se nxënësit nuk kishin zgjedhur lëndën e fizikës sepse dua të saktësoj se kurrikula e re e klasës së 12-të ka ndryshuar, duke u hequr nga programi drejtimi i shkencave natyrore dhe për këtë arsye numri i nxënësve të cilët kanë zgjedhur fizikën ka qenë shumë i ulët dhe nuk justifikonte ngarkesën mësimore për katër mësues (fizikë, biokimi, teknologji dhe gjuhë e huaj), të cilët sipa ligjit Udhëzimit nr. 38, datë 06.01.2015 të MASR-së), të gjithë mësuesit që rezultojnë pa ngarkesë mësimore dhe mbeten të pasistemuar si pasojë e mungesës së vendeve të punës, largohen nga puna me të drejtën e konkurimit sipas këtij udhëzimi. Me shkresën nr. 43, datë 19.06.2018, drejtori i shkollës informon zyrës arsimore se për shkak të ngarkesës lindte nevoja e shkurtimit të katër mësuesve të kësaj shkolle për profilet që përmenda. Mbi bazën e këtij informacioni unë i jam drejtuar komisionit të vlerësimit të dosjeve (KVD) për të bërë vlerësimin e mësuesve sipas dosjeve të personelit. Nga rezultatet e vlerësimit rezultoi se znj. Aurela është vlerëuar me 21,7 pikë dhe Valentin Nikolli (mësuesi tjetër i fizikës) është vlerësuar me 36,2 pikë. Në këto kushte, mësuesve që rezultojnë u lind e drejta e konkurimit nga e para. Duke vlerësuar kërkesat për vende pune vakante, znj. Aurela është thirrur nga KVD-ja dhe me procesverbalin nr. 38, datë 04.09.2018, i janë ofruar tre vende pune në tri shkrolla të ndryshme brenda juridiksionit të Zyrës Arsimore Kamëz, ofertë e cila është refuzuar nga znj. Aurela.

Pyetje: Kallëzuesja pretendon se drejtori i shkollës, në hartimin e orarit dhe të ngarkesës mësimore ka fshehur në mënyrë të qëllimshme 8 orë mësimore, duke bërë mbledhje matematikore të gabuar. Për këto rrethana, kallëzuesja pretendon se ju ka vënë edhe juve në dijeni personalisht, në takimin që keni pasur në muajin shtator. Mund të na thoni nëse keni kryer verifikime lidhur me këto pretendime dhe si ju ka rezultuar përllogaritja e ngarkesës në orarin e bërë nga drejtori i shkollës?

Përgjigje: Po, jam njohur me pretendimin e ankueses dhe dua të shpjegoj se paraprakisht, në fillim të çdo viti, drejtorët bëjnë një parashikim paraprak të ngarkesës mësimore. Në këtë parashikim paraprak rezultoi se duhej të shkurtoheshin tre mësues të profileve të përmendura më lart, për shkak të rënies së numrit të nxënësve dhe ndryshimit të kurrikulës. Nuk jam në gjendje të them nëse ka pasur ndonjë gabim në mbledhje matematikore apo jo, pasi më duhet të konsultohem me procesverbalet përkatëse, por nisur nga fakti që edhe në planifikimin përfundimtar nga shpërndarja e ngarkesës mësimore rezultoi se duheshin shkurtuar jo vetëm këta tre mësues por edhe një i katërt, tregon se nuk ka pasur asnjë gjë të qëllimtë.

Pyetje: Në kallëzimin e paraqitur Aurela Bilo pretendon se në një shkresë drejtuar juve dhe ankueses, drejtori i shkollës shprehet se Zyra Arsimore i ka kërkuar dorëheqjen ish-nëndrejtorit të kësaj shkolle dhe në vend të tij është sjellë një mësues tjetër fizike, duke e komanduar më pas nëndrejtor. Mund të na thoni mbi çfarë baze është kërkuar dorëheqje për ish-nëndrejtorin dhe mbi ç’bazë është bërë komandimi në detyrë i një mësuesi tjetër të sapoardhur?

Përgjigje: Dua të shpjegoj se pretendimi i saj nuk qëndron. Me sa jam unë në dijeni, ish-nëndrejtori i ka paraqitur dorëheqjen me vullnetin e tij të plotë, fillimisht drejtorit të shkollës, i cili ka vënë në dijeni zyrën arsimore. Për sa i përket mësuesit tjetër të profilit fizikë, i ardhur nga një shkollë tjetër, dua të shpjegoj se në këtë shkollë kanë qenë gjithmonë 3 mësues fizike dhe mësuesi Blerim Deda ka ardhur në atë shkollë me emërim, transferim lëvizje paralele me kërkesën e tij dhe në vend të mësuesit Abdyl Prozllomi, i cili është transferuar po me kërkesën e tij në një shkollë tjetër pranë banesës së tij, për arsye shëndetësore. Komandimi i tij në detyrën e nëndrejtorit në këtë shkollë është bërë në përputhje me ligjin dhe më pas është ndjekur procedura e konkurimit për emërimin e tij në detyrë.

Pyetje: Kallëzuesja pretendon që në orarin mësimor të datës 17 shtator 2018, të bërë prej drejtorit të shkollës, të cilin ju ia keni vënë në dispozicion kallëzueses duke ia dërguar me postë, mungojnë module për lëndën e fizikës, ndërkohë që të gjitha lëndët e tjera mësimore janë të mbingarkuara me module, duke përfshirë edhe departamentin e edukimit fizik. Çfrë mund të na thoni për këtë?

Përgjigje: Dua të shpjegoj se, sipas ligjit, modulet mësimore zgjidhen nga nxënësit me vullnetin e tyre dhe në fund drejtori i shkollës bën mbledhjen e tyre duke përcaktuar ngarkesën dhe numrin e mësuesve që nevojiten për një profil. Në këtë shkollë rezultojnë që janë gjithsej 30 orë mësimore të lëndës fizikë. Norma e një mësuesi është 22 orë, të cilat i ka marrë një mësues i lëndës së fizikës plus 8 orë mësimore që i ka marrë nëndrejtori i shkollës, i cili është i profilit fizikë. Unë i kam vënë në dispozicion znj. Aurela listën me emrat, të firmosur nga secili nxënës për modulet që ata kanë zgjedhur.Gjë tjetër nuk kam për të shtuar, për sa thashë më lart janë fjalët e mia, janë të vërteta dhe pasi i lexoj i firmos pa vërejtje.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edukatorja: 14/09/2019 10:12

    Jam edukatore kopshti ne kamez.para 3 vitesh qe u futa ne pune kemi paguar 3 mije euro ne dore ermioni cekanit.burri im si fillim i dha 2 mije euro dhe i premtoi se per shkak te gjendjes se rende ekonomike do ja jepnim pas disa muajsh.nuk pranoi.. tha kur te me sillni dhe ate 1 mije euro do te bej emrimin. Dhenien e 1000 euro e kemi te filmuar.pasi dhame edhe 1000 euro mora emrimin.e kemi mallkuar.ju befshin ilace asaj dhe te shtrejteve te saj.mos i gezofte dhe mos ja pafte hajrin eruoe qe i dhame.edhe sot akoma se kwmi shlyer kete borxh.mallkuar qoft

    Përgjigju
  • buzali: 14/09/2019 09:55

    Njoh dhe une nje cekan ne dogan po ai nuk me duket si cekan mashtrus

    Përgjigju
  • opioninion: 14/09/2019 08:45

    te hetohete diploma master deftese plagjatura

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen