Shuhet në moshën 77-vjeçare regjisori Kristaq Mitro, bashkëautori i kryeveprave si 'Liria a vdekje apo 'Dimri i fundit'! Kolegët në zi: Veprat e tij të pakontestuara

Është shuar sot në orët e para të mëngjesit në Austri në moshën 77-vjeçare Austri Kristaq Mitro. Regjisori kishte shkuar pranë të bijave, për një ndërhyrje për probleme shëndetësore që kishte (një formë parkisoni), ku edhe në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme ka humbur jetën. Mitro pritet të përcillet me homazhe në Tiranë, pas rikthimit në vend.

Miqtë e tij kanë shprehur ngushëllimet.

“Lamtumirë Kristaq Mitro, miqësi që nga koha studentore, në një klasë , në një dhomë, deri së fundi si mësimdhënës në Universiteti i Arteve, në degën e regjisë së filmit. Ike duke lënë në ekranin shqiptar si regjisor vepra me sukses të pakontestuara ! Ngushëllime familjes dhe gjithë miqve!”, shkruan kineasti Mevlan Shanaj.

“Një lajm i trishtë! Ndahet nga jeta një nga regjisorët më të shquar të kinematografisë shqiptare Kristaq Mitro! Ngushëllime familjes dhe të gjithë kineastëve shqiptarë që e kanë pasur mes tyre si një njeri të shquar”, shkruan Abaz Hoxha, kryeinxhinier në ish-Kinostudio.

Mitro, një nga regjisorët më të njohur të kineamtografisë shqiptare, ka punuar bashkë me regjisorin Ibrahim Muçaj në disa prej filmave më të mirë shqiptarë si: Dimri i fundit (1976), Nusja dhe shtetrrethimi (1978), Liri a vdekje (1979), etj.

Disa nga filmat e Krista Mitros

Një djalë edhe një vajzë (1990)

Telefoni i një mëngjesi (1987)

Duaje emrin tënd (1984)

Apasionata (1983)

Njeriu i mirë (1982)

Në prag të lirisë (1981)

Liri a vdekje (1979)

Nusja dhe shtetrrethimi (1978)

Dimri i fundit (1976)

Tokë e përgjakur (1976)

Kur zbardhi një ditë (1971)

Postimi i Mevlan Shanajt

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 03/04/2023 17:34

    I paharrur qoft kujtimi i tij! I ka lene vendit nje trashegimni kaq te bukur artistike!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë