Armatosja e Beogradit me raketa kundërajrore, ish-komandanti shqiptar në NATO: Nga kush trembet Serbia? Rrezikohet stabiliteti në Ballkan

Armatosja e Beogradit me raketa kundërajrore, ish-komandanti shqiptar në NATO: Nga kush trembet Serbia? Rrezikohet stabiliteti në Ballkan

Raketa kundërajrore të marra nga Serbia

Ish-koloneli i Forcave të Armatosura Dritan Demiraj, komandant në NATO, ka reaguar pas lajmit se gjashtë avionë kinezë të forcave ajrore transportuan mjetet e fundit moderne për mbrojtjen kundërajrore të blera në Kinë nga Serbia. Përmes një postimi në Facebook, Demiraj kjo armatosja dhe sjellje e Serbia përbëjn një kërcënim serioz për Ballkan.  

Postimi i plotë

Që nga fillimi i pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia dhe sidomos ne momentin kur dy javët e fundit e gjithë bota po përjeton me optimizëm mposhtjen e ushtrisë ruse në tre frontet, kemi pasur gjithmonë e me pak reagime nga Beogradi zyrtar.

Është e sigurt se kjo humbje që në fakt ka befasuar shumë ekspertë ndërkombëtarë, po përjetohet me shumë ankth në Serbi.

Humbja e ‘vëllait të madh’ ka bërë që shumë lider “pacifistë” të Serbisë që nga presidenti Vuçiç, Ministri i Mbrojtjes Stefanoviç, Ministri i Brendshëm Vulin dhe Daçiç të ulin tonet dhe kërcënimet sa i përket mbrojtjes së komuniteteve Serbe, që në fakt asnjëherë nuk janë kërcënuar nga askush në rajon.

Por kjo farsë, nuk ka ndaluar procesin e armatosjes së Serbisë. Këtë fundjavë gjashtë avionë kinezë të forcave ajrore transportuan mjetet e fundit moderne për mbrojtjen kundërajrore të blera në Kinë nga Serbia.

Rritja e kërcënimeve rajonale, armatosja e vazhdueshme, mungesa e distancimit dhe vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë në një kohë që e gjithë bota po i zbaton ato, thirrja e vazhdueshme e SHBA dhe BE që edhe Serbia t’i zbatojë, kanë rënë në vesh të shurdhër.

Prokurimi, dërgimi dhe së shpejti instalimi i raketave kundërajrore me rreze të mesme kineze HQ-22, blerja e mjeteve të tjera të sulmit, asistenca ushtarake dhe me inteligjence të vazhdueshme nga Rusia ndërkohë që Serbia pretendon statusin e vendit neutral, përbëjnë një kërcënim serioz për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën.

Sistemi kundërajror HQ-22 është një sistem raketor modern prodhim i fundit, i cili ka një rreze veprimi 50 m deri në 27 km lartësi, rreze efektive deri në 170 km dhe raketa me peshë 180 kg. Ky sistem është i njëjtë me sistemin KA rus S-300.

Që nga viti 2020 dhe në vazhdim, zyrtarët e DASH-it e kanë paralajmëruar Beogradin kundër blerjes së sistemeve anti-ajrore HQ-22, versioni i eksportit i të cilit njihet si FK-3, por edhe për blerje të tjera armatimesh ofensive.

Tashme është e qartë për të gjithë diplomatët perëndimorë se Serbia nuk dëshiron t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe aleancave të tjera perëndimore, por ajo thjesht shfrytëzon ndihmat e tyre financiare pasi orientimi i tyre është krejtësisht anti euroatlantik.

Si përfundim, këto zhvillime duhet të shihen me përgjegjësi nga qeveritë tona sidomos në Shqipëri dhe Kosovë, në mënyrë që të vazhdojë më tej investimi ne infrastrukturën e sigurisë kombëtare dhe në rritjen e kapaciteteve operacionale të forcave tona të armatosura.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës