Ambasadori belg në Moskë, Mark Mikhelson është thirrur në Ministrinë e Jashtme ruse në lidhje me përdorimin e armëve të prodhimit belg nga grupet sabotuese që kryen sulme terroriste në territorin e Belgorodit më 22 maj. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme ruse në Telegram.
Brukseli theksoi se armët ishin të destinuara vetëm për përdorimin e forcave të armatosura ukrainase për të "mbrojtur territorin dhe popullsinë e tyre". Sipas autoriteteve belge, kjo thuhet shprehimisht në dokumentet shoqëruese të çdo dërgese.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Shkatërrohet diga afër Kherson, përmbytje masive, evakuohen banorët! Kuleba: Mijëra civilë në rrezik! Zelensky: Rusia nuk na ndal dot









