Policia britanike shpall në kërkim dy të rinj shqiptarë. Është policia e zonës së Sussex në jug të Anglisë që ka publikuar në faqen e saj në internet fotot dhe të dhënat për dy 20 vjeçarët shqiptarë. Ata janë Orges Dema dhe Olsi Fizlaj.
/Shqiptarja.com
Sipas policisë së Sussex ata kërkohen për kërkohen për trafik droge dhe mbajtje armësh pa leje. Mësohet se pas arrestimi Dema dhe Fizlaj ishin lënë të lirë me kusht nga gjykata. Ata nuk u paraqitën në gjykatë datën e caktuar.
Dedektivi Simon Cheetham, që po punon për kapjen e dy të kërkuarve shqiptarë thotë se “për momentin nuk ka ndonjë informacion se ku mund të jenë dy shqiptarët. Ata mund të jenë sëbashku në Angli ose jashtë saj”.
Megjithatë detektivi britanik shprehet se ai beson që ka njerëz të cilët mund të kenë dijeni për levizjet e Orges Demajt dhe Olsi Fizlajt gjatë muajve të fundit.
Orges Dema dhe Olsi Fizlaj
d.b/shqiptarja.com








