Një çift bashkëshortësh janë arrestuar pasi gjatë kontrollit në mjetin e tyre iu gjet dhe u sekuestruan një sasi municion luftarak dhe kokainë.

Pas marrjes së informacioneve  se burrë dhe grua mbanin me vete sende të kundërligjshme dhe lëndë narkotike, “Shqiponjat”,  kanë ndaluar makinë në aksin Tiranë-Durrës  me të cilin udhëtonte çifti duke gjetur municione dhe  kokainë.

Gjatë operacionit të koduar  "Autostrada",  u arrestuan Ermal Roçi, 36 vjeç dhe  Nertila Roçi, 27 vjeçe, nga Elbasani, të arrestuar për armë, drogë e dokumente të falsifikuara.

Nga kontrolli në banesën e këtyre  shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pushkë, dy dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe një sasi lënde narkotike kanabis.