Armë e kanabis në shtëpi, arrestohet 26-vjeçari në Lezhë

Armë e kanabis në shtëpi, arrestohet 26-vjeçari në Lezhë

LEZHË- Një 26-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lezhë pasi iu gjet drogë dhe armë. Në pranga ka rënë A. K., 26 vjeç, banues në fshatin Qafë Mollë, Mirditë. 

Referuar burimeve zyrtare, të riut iu gjet 1.2 kg kanabis, një armë zjarri automatik dhe 42 fishekë. Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje".

"Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Finalizohet operacioni policor i koduar "Diga".

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Mirditë. Sekuestrohen 1.2 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis, një armë zjarri dhe municion luftarak.

Vihet në pranga 26-vjeçari, poseduesi i tyre. Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë qarkun Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në fshatin Qafë Mollë, Mirditë, një person posedonte në banesë lëndë narkotike dhe armë zjarri pa leje, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar "Diga”. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit A. K., 26 vjeç, banues në fshatin Qafë Mollë, Mirditë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 1.2 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa, një armë zjarri automatik dhe 42 fishekë.  Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje", njofton policia.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion