Armë në makinë, ndalohet
e më pas lihet i lirë Ledio Ruçi

Armë në makinë, ndalohet<br />e më pas lihet i lirë Ledio Ruçi
DURRËS – Në orët e mbrëmjes policia e Durrësit njoftoi se kishte ndaluar Ledio Ruçin, djalin e deputetit socialist, Gramoz Ruçi. Sipas burimeve zyrtare, 28 vjeçari po udhëtonte nga Gjirokastra drejt Tiranës, bashkë me dy shokët e tij.
Ngarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi Plepa”, ku u bë ndalimi  i automjetit tip Volswagen Touareg me targa TR 0141 Z. Në kohen kur ky mjet po udhëtonte nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës, drejtuesi i tij nuk iu është bindur shërbimeve të Policisë për ndalim dhe verifikim të dokumentacionit të mjetit.
Nga verifikimi i kryer rezultoi se drejtues i automjetit ishte shtetasi L. Ruçi, 28 vjec, banues në Tirane dhe së bashku me të, në mjet udhëtonin edhe shtetasit Lori Kelolli 23 vjeç dhe E. Malaj, 22 vjec, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit, në automjet u gjet dhe sekuestrua në cilesinë e provës materiale një arme sportive, pushkë (pa numër), që dyshohet se posedohej nga shtetasi Lori Kelolli, banues në Tiranë, i cili u arrestua ne flagrancë për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve të gjahut dhe sportive.
Pas verifikimeve te kryera nga Njesia e Qarkullimit Rrugor Durres, automjeti me targa TR 0141 Z rezultoi pa dokumentacionin përkatës dhe u bllokua administrativisht për veprime të metejshme. Shtetasit L. Ruci dhe E. Malaj pas kryerjes se veprimeve të nevojshme proceduriale u lanë në gjendje te lirë.

AKSIDENTI
Në nëntor të vitit të kaluar, Ledio Ruçi u përfshi në një aksident ku mbeti e vdekur një vajzë 27 vjeçare. Aksidenti ndodhi rreth orës 21.20 minuta në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit. Automjeti tip Mini Cooper dhe fuoristrada BMW X6, i cili drejtohej nga Ledio Ruçi, 28 vjeçari djali i kreut të grupit parlamentar të PS-së , Gramoz Ruçi, u përplasën mu në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit. Pas përplasjes me Mini Cooper, automjeti tip BMW X6, ka hyrë në trotuarin anësor dhe është përplasur me një nga muret e një fastfoodi.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Blogerët italianë: Zbuloni Shqipërinë, destinacionin magjepsës

Blogerët italianë: Zbuloni Shqipërinë, destinacionin magjepsës