Armë për konkurrencën apo ves? Ja si ndikojnë thashethemet që behën në vendin e punës për  karrierën e njerëzve

Armë për konkurrencën apo ves? Ja si ndikojnë thashethemet që behën në vendin e punës për  karrierën e njerëzve

Foto ilustruese

Thashethemet në vendin e punës duhet të trajtohen si dukuri negative, për vetë faktin se ndikojnë negativisht në ambientin e punës. Ndonjëherë, duket sikur njerëzit nuk kanë asgjë më të mirë për të bërë sesa thashethemet për njëri-tjetrin, ata flasin për kompaninë, kolegët e tyre si dhe menaxherët dhe personat e tillë shpesh e marrin një të vërtetë të pjesshme dhe e kthejnë atë në një të vërtetë të tërë spekulative.

Shpesh është e vështirë të mos biesh pre e tundimit për të bërë thashetheme në vendin e punës.Për këtë arsye, një ekip studiuesish nga Universiteti Shtetëror i Uashingtonit në Shtetet e Bashkuara e analizoi këtë zakon dhe arriti në përfundimin se karriera e çdonjërit prej nesh mund të varet nga thashethemet.

Pra, ata arritën në përfundimin e qartë se të folurit mirë ose keq për dikë, ndikon në sjelljen e të tjerëve në raport me të.

Asnjë përfitim vetjak nga thashethemet në vendin e punës

Në kuadër të studimit, studiuesit amerikanë kryen një eksperiment që përfshinte një kampion pjesëmarrësish shumë heterogjenë. Për shembull, thashethemet pozitive (për shembull një shkëmbim informacioni mbi imazhin publik të anëtarëve të tjerë të komunitetit) për punën e një personi, i bëri të tjerët të kishin më shumë gjasa të kishin një përfitim në vendin e punës. Nga ana tjetër, thashethemet negative e penguan atë mundësi.

Thashethemet si një armë gjatë konkurrencës

Megjithatë gjëja më interesante që doli nga studimi, është motivimi që qëndron pas bërjes së një thashethemi, dhe që deri më tani nuk ishte shqyrtuar asnjëherë seriozisht. Të folurit për njerëzit e tjerë në një komuniteti të caktuar, mendohej se ndihmonte në zbatimin e normave shoqërore apo shërbente për të krijuar një lidhje midis “thashethemeve”.

Përkundrazi, gjetjet e studimit më të fundit, anojnë drejt një modeli evolucionar konkurrues: pra njerëzit i përdorin thashethemet për të konkurruar me njëri-tjetrin për burime të vlefshme në komunitetin e tyre.

Me pak fjalë, është gjithashtu e vërtetë se thashethemet mund të kenë aspekte pozitive, pasi ato ndihmojnë për t’u socializuar me njëri-tjetrin, por edhe për të njohur botën, ndonëse në mënyrë indirekte, përmes informacionit të të tjerëve. Por për sa i përket karrierës (tuajën apo të dikujt tjetër), është më mirë të tregoheni pak më të kujdesshëm.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion