Armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike, pranga dy të rinjve në Fier! 20-vjeçari theu masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ (VIDEO)

FIER- Dy të rinj janë vënë në pranga pasi janë kapur me një sasi lënde narkotike, municion luftarak dhe armë zjarri.

Bëhet fjalë për Orgito Lamkaj 18 vjeç  dhe Adis Caka 20 vjeç, ky i fundit u kap në flagrancë me doza kanabisi me vete duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Gjatë kontrollit fizik të 18-vjeçarit Orgito Lamaj, policia mundi të gjejë dhe të sekuestrojë një armë zjarri, municion luftarak dhe një sasi kanabis e ndarë në doza.

20-vjeçari Adis Caka theu masën arrest shtëpie, i dënuar më herët po prapë për veprimtarinë e tij në trafikimin e kanabisit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës