/ATSH-AFP/ - Një takim mes presidentit francez, François Hollande dhe homologut rus, Vladimir Putin nisi sot në Erevan, në kuadër të ceremonive përkujtimore me rastin e 100-vjetorit armen, theksoi një gazetar.
Ky takim, që po mbahet në presidencën armene do të përqendrohet veçanërisht në marrëdhëniet dypalëshe, krizën ukrainase dhe çështjen e kontratës për shitjen e anijeve franceze Mistral në Rusi.
Presidenti francez, François Hollande i kërkoi homologut rus, Vladimir Putin të avancojë në aplikimin e marrëveshjes së Miskut për Ukrainën, gjatë takimit në Erevan me rastin e 100-vjetorit të gjenocidid armen.
"Mënyra më e mirë për të kapërcyer atë që na ka penguar, është avancimi në aplikimin e marrëveshjes së Minskut", deklaroi presidenti francez.
Putine shprehu me keqardhje që marrëdhëniet e Rusisë me Francën dhe Bashkimin Evropian nuk janë fatkeqësisht në (...) nivelin më të mirë./