ARMENI - Kandidati për zgjedhjet presidenciale në Armeni, Paryr Hayrikyan është plagosur me armë zjarri nga një person në qendrën e kryeqytetit Yerevan. Media shtetërore armene tha se personi i paidentifikuar ka qëlluar dy herë në drejtim të Hayrikyan-it duke e plagosur në shpatull dhe ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Hayrikyan është një nga 8 kandidatët për zgjedhjet presidenciale, që janë të planifikuara për datën 18 shkurt dhe është parë si një kandidat i fortë kundër Serzh Sarksyan i cili sipas sondazheve të fundit pritet të rizgjidhet për një mandat tjetër 5 vjeçar.
Zyrtarët vendas kanë bërë të ditur se kjo ngjarje e rëndë mund të spostojë zgjedhjet presidenciale.
Megjithatë sipas kushtetutës armene, zgjedhjet mund të spostohen deri në dy javë në qoftëse kandidati nuk është në gjëndje të marrë pjesë në fushatën zgjedhore apo të kandidojë. Në rast se kandidati vdes, zgjedhjet e reja do të mbahen brenda 40 ditëve.
63-vjeçari një ish disident, është lider i një partie opozitare Unioni Kombëtar për Vetëvendosje.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.
/Shqiptarja.com