Turqia nga ana tjetër kundërshton fuqishëm termin “gjenocid” mbi përshkrimin e vrasjeve masive dhe kjo çështje ka acaruar marrëdhëniet mes Turqisë dhe Armenisë. Turqia argumenton se ka patur mjaft vdekje nga të dyja palët gjatë Luftës së Parë Botërore. Një shërbim përkujtues është mbajtur gjithashtu edhe në Turqi, pasi kryeministri Ahmet Davotoglu është shprehur se vendi “do të ndajë dhimbjen” e armenëve, pavarësisht se mbështet faktin se vrasjet nuk kanë qenë gjenocid.
Kisha Armene pretendon se 1,5 milion të krishterë armenë janë vrarë në masakër dhe janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre. Debati mbi “gjenocidin armen” ka shkaktuar reagime të forta mes Turqisë dhe mjaft vendeve perëndimore si Vatikani, Franca, Austria dhe Gjermania që e cilësojnë masakrën si një gjenocid, ndërsa Turqia refuzon të përdoret një term i tillë, pasi historia dhe ligji sipas tyre provojnë të kundërtën.


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
