Izraeli dhe Hamasi e kanë pranuar marrëveshjen për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve në Gaza.
Zyrtarët e Hamasit citohen të kenë thënë se pikat kyçe të planit janë harta dhe datat nga ku do të tërhiqen ushtarët izraelitë, ndërsa në fazën e parë do të lirohen 33 pengje izraelite dhe qindra të burgosur palestinezë.
Sekretari i amerikan i shtetit Blinken tha në një konferencë përmbyllëse të detyrës së tij se tashmë duhet ndërtuar një plan për ringritjen e Gazës pa Hamasin, sipas një mekanizmi qeverisës që përfshin komunitetin ndërkombëtar dhe vendet arabe.
Zyrtarizimi I marrëveshjes së armëpushimit mund të bëhet këtë të mërkurë ose nesër ndërsa vjen përpara inaugurimit të Donald Trump si president.