Armëpushimi në Gaza, Hamasi zbulon emrat e 4 pengjeve që do të lirohen këtë fundjavë

Armëpushimi në Gaza, Hamasi zbulon emrat e 4 pengjeve që do të lirohen këtë fundjavë

Liri Albag, Agam Berger, Daniella Gilboa dhe Karina Ariev

Hamasi ka publikuar emrat e katër pengjeve që pritet të lirohen të shtunën si pjesë e fazës se parë të marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin.

Karina Ariev, Daniella Gilboa, Naama Levy, Liri Albag, do kthehen në Izrael në këmbim të të burgosurve palestinez. Ky është grupi i dytë i pengjeve të liruar nga Hamasi teksa armëpushimi i afrohet javës së dytë.

Izraeli nuk i ka konfirmuar ende emrat e 4 pengjeve që do lirohen. Sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, 33 pengje do të lirohen gjatë gjashtë javëve në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë.

Mes 251 izraelitëve të rrëmbyer më 7 tetor 2023, disa kanë humbur jetën në robëri, ndërsa të tjerët janë liruar ose shpëtuar. Nga të rrëmbyerit e 7 tetorit 91 prej tyre nuk janë kthyer akoma në Izrael.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!