Armëpushimi në letër, vazhdojnë luftimet në Nagorno Karabakh

Armëpushimi në letër, vazhdojnë luftimet në Nagorno Karabakh

Foto ilustruese

Thirrjet e shumta të komunitetit ndërkombëtar dhe nënshkrim i një armëpushimi të shtunën e kaluar mes palëve për rajonin e kontestuar Nagorno Karabkh, nuk i ka ndaluar Armeninë dhe Azerbajxhanin të vazhdojnë me luftimet në terren.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit mëngjesin e së martës deklaroi se situata në disa pjesë të zonës së konfliktit ka qenë e tensionuar gjatë natës dhe i akuzoi forcat e armatosura armene për bombardimin e Terterit mëngjesin e sotëm.

Ministria armene e Mbrojtjes i mohoi akuzat, duke pretenduar se pala azerbajxhanase "i rifilloi aksionet e shoqëruara me zjarr nga artileria”.

 Të paktën 500 persona kanë humbur jetën deri tani dhe mijëra kanë ngelur të pastrehë ose janë shpërngulur që në kohën kur nisën luftimet më 27 shtator.

Marrëveshja e armëpushimit e arritur në Moskë më 10 tetor synonte t’i lejonte forcat etnike armene dhe ato azerbajxhanase t’i shkëmbejnë të burgosurit dhe trupat e njerëzve të vrarë në luftime.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja