Plani i armëpushimit mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara mund të hyjë në fuqi që sot dhe të rihapë Ngushticën e Hormuzit, raporton Reuters.
Marrëveshja, e cila do të marrë formën e një memorandumi mirëkuptimi, është hartuar nga Pakistani dhe i është dërguar Iranit dhe Izraelit gjatë natës, saktësoi burimi, duke konfirmuar atë që ishte paralajmëruar më parë nga Axios ,mundësinë e një marrëveshjeje në dy faza, me një armëpushim të menjëhershëm, të ndjekur nga një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
“Të gjitha elementet duhet të bien dakord sot,” tha burimi, duke theksuar, ndryshe nga ajo që shkroi Axios, se Pakistani është i vetmi kanal komunikimi midis palëve.
Lajmi kryesor:
Plani i paqes së Pakistanit për SHBA-të e Iranin: Bisedime për armëpushim 45-ditor dhe hapjen e Hormuzit! Vritet shefi i inteligjencës së Gardës Revolucionare









