Armëpushimi,nisin sulmet e para
në Aleppo, SHBA-Rusi në tension

Armëpushimi,nisin sulmet e para<br />në Aleppo, SHBA-Rusi në tension
Observatori kombëtar sirian denoncon  bombardimet e para në Aleppo që nga fillimi i marrëveshjes së armëpushimit  e cila hyri në fuqi  para një jave . 
Kanë qënë të paktën 5 avionë që kanë nisur sulmin, bëjnë me dije aktivistët sipas të cilëve  janë shënuar edhe viktima civilë. Bomabardimet kanë goditur lagjet e Sakhour, Sheikh Khidir, e Karm Jabal.

Edhe zona e Barra, qytet në jug të kryeqytetit sirian ku nisi revolta kundra presidentit al Assad u bombardua ku u shënuan 8 të vdekur mes të cilëve një fëmijë.

Rusia ka thënë më herët se e ardhmja e armëpushimit është në dyshim pasi koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara shënjestroi ushtrinë siriane në Deir al-Zour, një sulm që sipas një këshilltari politik sirian nuk është thjesht një “gabim” i SHBA-ve.Ndalimi i armiqësisë mes rebelëve dhe forcave besnike të Assadit u ndërmjetësua nga

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, por armëpushimi nuk i përjashtonte sulmet ndaj Shtetit Islamik apo grupeve të tjera xhihadiste.
Ndërkohë vijon të mbetet i bllokuar   dërgimi i ndihmave humanitare nga OKB  për popullsinë në pjesën lindore të Alepos.

 “Shpreh keqardhje që karvani i OKB-së nuk ka mundur të futet në Siri kryesisht në pjesën lindore të Alepos ku rreth 275.000 persona janë të izoluar pa furnizime në ushqime, ujë, veshje apo kujdes mjekësor”, deklaroi zyrtari i OKB-së.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri