Ish Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu përshëndeti të mërkurën armëpushimin 15 ditor të arrirë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit dhe vlerësoi reflektimin e këtij lajmi në çmimin ndërkombëtar të naftës, që sipas tij duhet të pasqyrohet edhe në tregun shqiptar.
Në një postim në rrjete sociale, Vengu argumenton se çmimet në shitjen me pakicë duhet të bien gjithashtu dhe në të njëjtën masë. Për këtë arsye, thotë ai, qeveria dhe agjensitë ligjzbatuese do të garantojnë që askush të mos përfitojë nga kriza
“Armëpushimi 15-ditor mes SHBA dhe Iranit mund të rihapë në mënyrë të qëndrueshme ngushticën e Hormuzit. Efektet e para janë reflektuar tashmë në çmimet e naftës. Kur çmimet ndërkombëtare bien, çmimet në shitjen me pakicë duhet të bien gjithashtu dhe në të njëjtën masë. Qeveria dhe agjencitë ligjzbatuese kanë garantuar përgjatë kësaj periudhe një kontroll efektiv dhe masa zbutëse ndaj presionit të çmimeve. Të njëjtat mekanizma do të garantojnë që, i gjithë zinxhiri nga importuesit te distributorët, askush mos të përfitojë nga kriza. As dje, as sot, as nesër” shkruan Vengu
Lajmi kryesor:
Bordi vendos çmimet e reja, nafta ulet me 4 lekë, do shitet me 220 lekë/litri! Nuk ndryshon benzina









