Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike bëri të ditur se pothuajse gjysma e arsenalit kimik sirian është larguar nga vendi. Ngarkesa e fundit me armë kimike u largua nga porti i Latakias ditën e sotme, duke e çuar në 11 numrin total të ngarkesave deri më tani.
Qeveria siriane pranoi iniciativën vitin e kaluar, pas një sulmi kimik në periferi të Damaskut ku humbën jetën qindra persona.
11 ngarkesat e larguara deri më tani nga Siria përbëjnë vetëm 49.3% të të gjithë arsenalit kimik, nga i cili 34.8% janë kimikate të Prioritetit 1 dhe 82.6% të Prioritetit 2.
Qëllimi i ONAK është të shkatërrojë apo të largojë të gjithë arsenalin kimik sirian deri më 30 qershor të këtij viti.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com