Armët, rigjallërohet eksporti
pas bllokimit të Gërdecit

Pas një ndërprerjeje dy vitet që pasuan ngjarjen tragjike të Gërdecit, Shqipëria ka rigjetur rrugën e rritjes së eksportit të armatimeve, pajisjeve dhe municionit luftarak. Sipas statistikave zyrtare, vitin e kaluar, traun e Doganës e kanë kaluar 1.065 ton mallra të tilla me destinacione, për të cilat nuk jepen zyrtarisht hollësi. Një vit më parë, më 2010-ën, Dogana raportoi 1.596 ton armë të eksportuara. Kjo është më pak se 2.870 tonët e eksportuara më 2007, para se të ndodhte Gërdeci, por nga ana tjetër ka një diferencë të ndjeshme në çmime. Këtë e tregon shifra e vlerës. Në rast se më 2007-ën 2.870 tonët e sipërpërmendur u vlerësuan me 284.2 milionë lekë të reja, 1.596 ton armatime, të shitura më 2010 u vlerësuan 388.1 milionë lekë, pra kostoja e mallit ka qenë më e lartë. Kujtojmë se më 2007-ën një pjesë e madhe e eksporteve ishin fishekë apo predha, që shiteshin me shumicë, por edhe ishin me difekte, siç tregoi rasti I municionit që shkonte në Afganistan.

Po ku shkojnë këto armë?
Destinacioni i armëve që dalin nga Shqipëria ka qenë kryesisht i mbuluar nga sekreti, por Wikileaks apo media amerikane të ndryshme kanë nxjerrë shpesh në pah se ku shkojnë armatimet. Kështu, pas Afganistanit apo Irakut, u mor vesh se ishin furnizuar edhe Sudani, Libia e Gadafit, Jemeni I një ish-diktatori tjetër, Ruanda, etj. Një ngarkesë e konsiderueshme me destinacion Armeninë u kap nga dogana turke dhe krijoi jo pak probleme, duke qenë se ky është një vend në konflikt dhe nuk mund t'i shiten armë.

(Shkrimin e gjeni të plotë në numrin e sotëm të Shqiptarja.com)

(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve