Armiku i Partisë

Armiku i Partisë

Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Kjo puna e “lobimeve ruse, serbe, greke, apo amerikane”, ishte harruar deri diku. Por paraditen e djeshme, Berisha nxorri sekretaren e tij, dhe deklaroi se “drejtësia duhet të rihapë dosjen e lobimit me para ruse , të 500 mijë dollarëve nga Lulzim Basha në zgjedhjet e vitit 2017”.

Madje zonja Garo  tha se “PD ofron bashkëpunimin e saj si forcë politike e përgjegjshme lidhur me këtë aferë të Lulzim Bashës, shkatërruesit të partisë”. Në dukje zonja Garo, nuk e di, por më duket më shumë si një militante mitingjesh, se sa një zëdhënëse e asaj partie. Por le të kthehemi tek “historia e lobimit rus”. Në vitin 2017, Lulzim Basha u akuzua se “me paratë e “partisë” të financuara nga oligarkë rusë, ka lobuar në SHBA për Partinë Demokratike, dhe kjo solli rrënimin e sovranitetit  saj”-sipas zonjës Garo.

Sali Berisha nga dje, i është rikthyer goditjes së kundërshtarit më të madh që ka akoma brënda asaj partie, Lulzim Bashës. Edhe pse i shkarkuar, edhe pse ai nuk shkel kurrë më në atë seli, sërish Berisha ka vendosur të rihapë dosjen e bujshme, që vajti deri në dyert e Prokurorisë, dhe çuditërisht çështja u mbyll. Si gjithmonë, në kundërshtim me  ato ç’ka  deklaron, Berisha gjithmonë është një kontestues kronik i vendimeve të drejtësisë. Madje, ai ka qenë pengues periodik i veprimeve të strukturave policore, si në rastin e vendimit për  arrestimin e 6 gardistëve, dhe rezistenca e tij për të “mos i dorëzuar” ata.

Lobimi  i Bashës me “para ruse” mbetet dosja e pambyllur  dhe e përjetshme e Sali Berishës, për ish-kryetarin Basha. Ai do të këmbëngulë, siç po vepron tani, për rihapjen e dosjes dhe dënimin e tij, duke dashur të godasë në fakt  edhe kreun e grupit parlamentar  Enkeled  Alibeaj. Ky i fundit shihet si pengesa e vetme që Berisha ka brënda partisë tij, për të marrë edhe atë post. Nuk do të jetë e largët dita, kur Enkeled Alibeaj të akuzohet si “bashkëpunëtor i Bashës në lobimin me para ruse”.

Duke e lidhur problemin me situatën e luftës në Ukrahinë, dhe duke deklaruar se “ne jemi parti e interesit kombëtar dhe i shohim këto interesa larg aksit serbo-rus, në linjë të plotë me Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Bashkimin Europian” në fakt Berisha  synon gjë tjetër. Ai po ngulmon ta fusë Bashën (armikun e partisë) në “kazanin e armiqve të Aleancës Atlantike, derisa ka pranuar para ruse nga  agresorët e  Ukrahinës sovrane”. Shkurt, rihapja e kësaj çështje është goditja e antiberishistëve  ( por edhe e Lulzim Bashës) që sot  kanë shumicën e grupimit parlamentar në PD.

Berisha nuk merakoset shumë për “500 mijë dollarët e lobimit”,pasi ka shpenzuar deri sot, 10 fishin e tyre për interesat e tij politike dhe personale. Lufta brënda llojit, si dhe goditja që ka nisur Berisha ndaj “armikut të partisë”,  ka qenë dhe mbetet tipari  kryesor i funksionimit të jetës së brëndshme në atë forcë politike. Kërkesa e tij ndaj drejtësisë, për “rihapjen e dosjes  së Lulzim Bashës që mbylli Edi Rama”, mbetet absurde, duke treguar pafuqinë e tij për të drejtuar dhe menaxhuar problematikat që ka sot brënda Partisë Demokratike.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erion: 14/09/2022 18:10

    Sakte ajaz Si gjithmone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës