“Armiku Publik”, Bledi Mane në një rrëfim ndryshe… Kush e fiton BBV? Ja komentet epike për personazhet publik të gazetarit kontrovers

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV me moderatore Androniki Kolka ishte gazetari Bledi Mane, në një rrëfim ndryshe. ”Që i vogël kam qenë natyrë kontroverse dhe kjo më ka shoqëruar gjithë jetës” tha ai në fillim të bisedës.

Disa ditë më parë, Bledi festoi 50 vjetorin dhe kishte të ftuar shumë personazhe publike. ”Në festë ishte Soni Malaj, Marjana Kondi dhe shumë gazetarë apo personazhe publik, miq të mi” shtoi më pas ai. Referuar eksperiencës së tij në Big Brother Vip, Bledi u shpreh se do të mbetet si një kujtim shumë i bukur i jetës së tij.

Më pas Bledi foli për statusin e moshën, si ndihej ai sot, si një 50-vjeçar. ”I vogël jam ende, edhe pse 50 vjeç” tha ai. Bledi nuk duket fare si 50 vjeç, ndërsa thotë se askush nuk e beson moshën reale. ”Unë jam një njeri shumë i thjeshtë në jetën time, eci mes njerëzve dhe e përdor shumë taksinë” tha ai. “Dua që të bëhem baba  në moshën 55-vjeçare dhe dua që të kem shtëpinë time” vijoi më tej.

Më pas Bledi u ndal dhe në një pjesë tjetër të jetës së tij: ”Sapo dola nga burgu, vendosa që të futem në fakultet dhe të studioja gazetari. Unë jam optimist i  pandreqshëm, çdo gjë që më ka ardhur në jetë, e kam përballuar me shumë karakter”.  

Më pas ai u ndal dhe tek përvoja e tij në Big Brother Vip Albania duke dhënë një opinion personal për disa nga personazhet, por duke kaluar dhe tek disa figura të tjera publike. Për Alfred Cakon ai tha se është konkurenti më i fortë i google. I pyetur për Edi Ramën, ai tha është takuar me të dy herë, një herë në Londër në vitin 1995 dhe një herë tjetër është ndeshur në avion. ”Nuk e di a më lexon, por shumë njerëz kanë aluduar se shkrimet e mia i bën ai, gjë që nuk është e vërtetë” tha Bledi. Sa i takon Sali Berishës, ai tha se është diçka midis Oltës dhe Luizit, por shumë energjik. Për Monika Kryemadhin ai tha se shpesh e pyes veten ku e ka gjetur atë burrë, referuar ish-Presidentit Meta. Pyetur për Luizin, Bledi tha se nga jashtë duket shumë i fortë, ndërsa nga brenda është shumë me këmbë në tokë. Sipas Bledit, Luizi ka nevojë të menaxhohet pasi ka patur gabime në të kaluarën, por i është dhënë shanci të ndreq jetën e tij. Më pas Bledi u ndal tek Maestro që e quajti karakter “tel alumini” që përkulet shpesh, ndërsa Oltës i tha “kuçedra” që ka shumë energji, por jo ndonjë nivel të lartë dhe se po të dali ajo ose Luizi, ajo shtëpi fle gjumë.

I pyetur nga moderatorja se kush mendon se do fitojë Big Brother Vip Albania, ai tha se në sytë e publikut Luizi është fituesi, pra nuk ka rëndësi kush është fituesi real. Më pas Bledi u ndal dhe tek Nita, duke thënë se gjërat me të janë të lira ”Nuk i dihet kurrë si shkojnë gjërat kur të dalë Nita, ajo është një vajzë e fortë që ka kaluar shumë, e nëse mes nesh mund të ketë diçka, unë i kam lënë gjërat e lira” theksoi ai. Në fut të bisedës, Bledi u pyet dhe për Milaim Zekën, duke e cilësuar këtë të fundit si një “Dallavere e vjetër” me një karizëm unike që nuk jep miqësi lehtë.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja