Armina Mevlani thyen heshtjen për incidentin e Sali Berishës

Armina Mevlani thyen heshtjen për incidentin e Sali Berishës

Armina Mevlani

Protesta e fundit e opozitës nisi me incident, ku ish-kryeministri Sali Berisha u godit me grusht nga një qytetar gjatë marshimit për në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Partnerja e djalit të tij, Armina Mevlani, ka folur për herë të parë në lidhje me incidentin, në puntatën e “Goca dhe Gra”.

“Sigurisht që nuk e kemi përjetuar mirë sepse imagjino, kjo shkon përtej politikës. Përveç sulmit fizik që do më vinte keq për çdo politikan që të përballej në atë formë. Nuk po goditet vetëm një politikan, po goditen të gjithë njerëzit që kishin dalë aty. Ne si familje shqetësohemi për sigurinë e tij dhe për shëndetin e tij dhe e përjetojmë ndryshe, prandaj nuk kam shkruar asgjë”– tha ajo.

Teksa u ngjit në podium, Berisha u pa qartë me lëndime në fytyrë dhe në hundë, megjithatë ai vendosi të mbajë fjalim.

“Asgjë në botë nuk na mposht ne popullin e opozitës popullin e fitores, poshtë Edi Rama. Poshtë kriminelët ne do triumfojmë, rroftë opozita shqiptare nderim ju që jeni këtu për të protrestuar kundër këtij regjimi të kriminelëve”- u shpreh Berisha.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ARDIAN: 15/12/2022 10:24

    jevga

    Përgjigju
  • Goca e gra: 15/12/2022 08:52

    Mos u merakos per vjehrrin,e ka sajuar vete,por nuk i eci sipas planit,e goditi pak si shume ,nga porosia qe i kishte dhene,e ke vjehrrin kriminel, hajdut,shkaterrus i shqiperise,ka vjedh aq shum sa per 7 breza, ju mos e vritni mendjen se ju ka siguruar,Amerika nuk asht e marre,qe e ka cilësuar non grata,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Meritoni - Eglës: Më ke drejtuar gishtin për ngacmim seksual! Banorja: Je i leshtë, nuk kupton

Meritoni - Eglës: Më ke drejtuar gishtin për ngacmim seksual! Banorja: Je i leshtë, nuk kupton