Aroma e keqe e këmbëve, si ta eleminoni përmes bimëve mjekësore! Specialisti Ylli Merja jep këto këshilla efikase

Era e keqe e këmbëve është e sikletshme për ata që e vuajnë një problem të tillë.  Periudha e pranverës dhe verës duket se e shton akoma edhe më shumë këtë problem. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, mjeku popullor Ylli Merja tregoi shkaktarët si dhe këshilloi disa bimë dhe receta që largojnë erën e pakëndshme të këmbëve.

Sipas mjekut popullorë shkaktarët e aromës së keqe të këmbëve janë një sërë bakteresh që ushqehen me pikat e djersës, prandaj është e rëndësishme që mos të lejojmë djersitjen e tyre.

“Brevibacterium, Propionibacterium, Tinea pedis, Painful cracks betveen dhe myku i bardhë (Candida albicans)” janë disa prej tyre.  Po ashtu mbajtja gjatë e këmbëve në këpucë pa i ajrosur gjatë ditës mund të bëhet shkak që të zhvillohen disa lloje bakteriesh, të cilat krijojnë këtë gjë, shumimin e tyre e realizojnë duke u ushqyer me djersën dhe me ndonjë kërpudhë që ekziston aty” tha dr. Ylli Merja për shkaktarët  e aromës së keqe të këmbëve.

Por sipas tij, aroma e pakëndshme mund të eleminohet me përdorimin e disa bimëve :

-Kamomili, çaji i zi, rigoni, shelgu, çaji antimyk,  lëkurat e limonit dhe portokallit.

Këto bimë mund të përdoren në formën e një çaji apo në përzierje të ndryshme për të dhënë rezultatin e duhur në eleminimin e aromës së pakëndshme.

Mjeku popullor Ylli Merja këshilloi dy receta që mund t’i realizojmë në kushte shtëpie:

Receta e parë:

-2 litra ujë, hidhini në tenxhere dhe shtoni 5 lugë çaj myku, një dorë lëvore vidhi , një dorë fshikokarth ( couleta arboreshens) dhe një lugë kamomil

-Hedhim në çaj dhe një lugë gjelle sodë buke dhe një lugë çaji me kripë të zezë

- Zieni 2-3 minuta dhe kulloni çajin në një legen dhe futini këmbët në të për 10-12 minuta. 

Receta e dytë

-Hedhim në legen 5 litër ujë të ngrohtë, një lugë gjelle sodë buke dhe një lugë çaji me kripë

-Lihen këmbët 10-12 minuta

-Pasi i heqim këmbët, bëni një shpëlarje me një filxhan kafe uthull molle dhe një filxhan ujë.

Ndërsa theksoi rëndësinë e përsëritjes së këtyre recetave disa herë brenda javës për të pasur sa më shumë efekt në eleminimin e aromës së keqe.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë