Aromë Shqipërie në Festivalin e Filmit në Venecia, ‘Vera Andron Detin’ pritet të marrë çmim

Një film me aromë shqiptare “Vera Andrron Detin” do të jepet në premierën botërore të festivalit prestigjioz të Filmit Në Venecia, “Venice Film Festival”.

Filmi  është nominuar në disa kategori, atë të “Filmit më të mirë”, “Regjisë më të mirë”, “Çmimin special të jurisë”, “Aktori dhe aktorja më e mirë” si dhe “Skenari më i mirë”.

Historia e Verës, gruas e cila zhytet në realitetin e hidhur pas vetëvrasjes së burrit të saj, është shkruar nga Doruntina Basha, ndërsa për regjin është kujdesur Kaltrina Krasniqi.

Një grua në “luftë” me realitetin është pikërisht fokusi i portretit intim të Verës.

Filmi përbëhet prej një kasti aktorësh ku bëjnë pjesë; Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj e disa të tjerë.

Filmi është bashkëprodhim në mes të Kosovës (Puntoria Kreative Isstra, Vera Films), Maqedonisë së Veriut (Dream Factory) dhe Shqipërisë (Papadhimitri Productions) i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Pavarësisht zhvillimeve të fundit sa i përket pandemisë, edicioni i 78-të i Festivalit te Filmit të Venecias është rikthyer për t’i dhënë një “përqafim” artit të mirë.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur