Thyejnë prangat dhe arratisen me vrap në port 4 të burgosur shqiptarë në Greqi, 2 kapen/ Emrat+VD

Thyejnë prangat dhe arratisen me vrap në port 4 të burgosur shqiptarë në Greqi, 2 kapen/ Emrat+VD

Policia greke në operacion per arrestimin e shqiptareve

ATHINE-Katër të burgosur shqiptarë janë arratisur nga porti i Pireut në Greqi në momentin që po transferoheshin për në Kretë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së 9 majit, ndërsa shqiptarët janë arratisur teksa trageti po nisej për në Kretë. 

Shqiptarët e arratisur janë; Xhuliano Halili, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një fëmije 4 vjeç, Alfons Doçi, Robert Xhimaj dhe Petris Luçi të dënuar me 25 vjet burg për trafik droge.

Ata kanë hapur prangat duke u shpëtuar punonjësve të policisë, ndërsa u larguan me vrap nga porti i Pireut. Për dy nga shqiptarët arratia ka zgjatur shumë pak, pasi janë arrestuar sërish, ndërsa për dy të tjerët vijon kërkimi. Në total ishin 11 të burgosurit që po transferoheshin, por vetëm shqiptarët u arratisën.

Arratisja ka qenë e organizuar. Disa dëshmitarë u shprehën se dëgjuan edhe të shtëna, ndërsa të tjerë thanë se dy nga shqiptarët u larguan me furgon, pasi po i prisnin jashtë portit persona të tjerë. Ngjarja e sotme ka alarmuar policinë greke.

Kjo nuk është hera e parë që të dënuarit shqiptarët arrijnë që të arratisen në Greqi, nga burgu, por edhe në momentin e lëvizjes nga një burg në tjetrin apo për në gjykatë gjatë seancave.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane