KORÇË-Pas arratisjes spektakolare nga burgu i sigurisë së larë në Drenovë, menjëherë ka ardhur dhe “hakmarja” e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për trurin e kësaj arratisje, Admir Tafilin, Fran Marashin dhe Gëzim Gurin. Sipas avokatit të Marashit dhe Tafilit, z.Baftjar Rusi tre personat e sipërcituarit janë transferuar në burgjet, Drenovë, Peqin dhe Elbasan, ndërkohë që gjykata ka urdhëruar mbylljen e tyre në sektorin e paraburgimit në Drenovë. Sipas avokatit Rusi prej pesë ditësh Tafili, Marashi dhe Guri, janë futur në izolim, ku ushqehen vetëm me një vakt, mëngjesin dhe se edhe uji i jepet i racionuar.
Të ndarë nga njëri-tjetri, të tre të dënuarit me burg përjetë, që arritën të çajnë sigurinë e burgur të Drenovës, momentalisht ndodhen të izoluar në një dhomë të ngushtë, pa pasur mundësinë të shohin dritën e diellit. Gjithmonë sipas avokatit Baftjar Rusi këto janë masa ekstreme që po ndërmeren ndaj klientëve të tij, dhe se me këto veprime po shkelen në mënyrë të hapur të drejtat e njeriut.
Pas arratisë
Menjëherë pas arratisjes nga burgu i Drenovës dhe kapjes nga forcat RENEA, për tre organizatorët e ikjes së bujshme nga sektori “A”, kanë nisur problemet e para. Drejtuesit e burgjeve kanë vendosur të marrin masa ndëshkimore ndaj Admir Tafilin, Fran Marashin dhe Gëzim Gurin, të cilët po qëndrojnë prej 5 ditësh në izolim. Sipas avokatit Baftjar Rusi, Gëzim Guri, është futur në izolin në burgun e Drenovës, Fran Marashi në burgun e Peqinit ndërkohë që Admir Tafili është izoluar në burgun e Elbasanit.
Gjithmonë sipas avokatit një masë e tillë mund të quhet si hakmarje ndaj tre personave, të cilët gjatë kësaj kohe kanë arritur të rezistojnë vetëm me një vakt ushqimor dhe ujë. “Kjo është një shkelje e të drejtave të njerit dhe se dënohet në të gjitha konvetntat ndërkombëtare që vetë Shqipëria ka nënshkruar”-është shprehur avokati Rusi. Ky i fundit shton se tek dera e dhomës së izolimit u është vendosur dhe një gardian.
Arratisja
Ka qënë mbrëmja e së shtunës së javës të kaluar, kur 7 persona kanë mundur të arratisen nga burgu, duke kërcënuar me armë gardianët. Nuk është mbushur një orë nga arratia dhe policia kapi Artur Gorin, një ditë më pas forcat RENEA kapën Tafilin, Marashin dhe Gurin në Prenjas, ndërkohë që tre të arratisurit e tjerë u kapën në Greqi. E.Qyno
Shkrimi u publikua sot (30.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com