Ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cerloj, është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Durrësit dhe i është caktuar masa “arrest shtëpie”. Kërkesa për ndryshim të masës së sigurisë është argumentuar se nuk ekziston mundësia që Cerloj të prishë provat ndërsa vendimi është marrë nga gjyqtari Xhevdet Lika.
Indrit Cerloj akuzohet për “shpërdorim detyre” ndërsa është arrestuar pas arratisjes spektakolare të të paraburgosurit Altin Ndoci më 13 janar, teksa po shoqërohej në spital për një vizitë shëndetësore në shkelje totale me procedurat e shoqërimit, pa pranga në duar dhe tërësisht i lirë.
Cerloj ka miratuar pa asnjë vonesë letrat për t’i mundësuar Ndocit një tjetër vizitë në spitalin e Durrësit me argumentin se kishte dhimbje të veshkave, pa faktuar nëse mjekja e burgut i kishte bërë apo një vizitë dhe pa mbikëqyrur rregullat e shoqërimit të të burgosurit.
Për veprën penale “shpërdorim detyre” akuzohen dhe Aulon Çuko, kryeinfermier, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” së bashku me shefen e Shërbimit Shëndetësor të burgut, Ylfete Sema. Ndërsa në qeli janë ish-shefi i Policisë së Burgut Dezdemon Pazaj dhe 2 prej efektivëve që shoqëruan Altin Ndocin ditën e arratisjes.
Altin Ndoci akuzohet si krahu i armatosur i organizatës kriminale të Çopjave në Elbasan, i dyshuar për vrasje, por komisioni i vlerësimit në burg, me firmë të drejtorit të shkarkuar dhe arrestuar tashmë, kishte gjykuar se 38-vjeçari nuk paraqiste rrezikshmëri për u arratisur. Pasi ka kërkuar të shkojë në tualet, Ndoci është arratisur nga kati i 3-të i repartit të Infektivit duke goditur 2 policët që e shoqëronin. Jashtë traut të spitalit të Durrësit e priste një automjet tip “Audi A7” me të cilin është larguar në drejtim të paditur.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente












Keta gjithmone jane te pafajshem….
PërgjigjuJA HODHI LEGENI KJO ESHTE DREJTESIA E QELBUR
Përgjigju