Drejtori i komanduar i burgut të Durrësit Edmond Llabani ka pësuar hemoragji cerebrale. Llabani ndodhet i shtuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nëne Tereza”, ku mësohet se i është nënshtruar edhe një ndërhyrje kirurgjikale.
Burime për gazetaren e Report Tv, Joana Preja thonë se drejtori i komanduar i burgut të Durrësit është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Edmond Llabani u komandua më 15 janar në krye të burgut të Durrësit, pas shkarkimit dhe arrestimit të drejtorit Indrit Cërrloj për shkak të arratisjes të Altin Ndocit.
Komente











