Dy ditë pas arratisjes, policia greke vijon që të jetë në këmbë për të arrestuar dy shqiptarët që arritën t'u iknin gardianëve në momentin që po transferoheshin nga Athina për në Kretë. Ditën e sotme autoritetet greke kanë marrë në pyetje tetë gardianët që po bënin transferimin.
Sipas dëshmive të tyre, në momentin që 12 të burgosurit po transferoheshin nga furgoni për në kafazin e posaçëm në anije që do të dërgoheshin në Kretë, 4 shqiptarët arritën që të thyenin prangat duke u arratisur. Njëri u arrestua direkt nga gardiani, ndërsa tjetri disa sekonda më vonë nga një oficer i portit, por dy të tjerë nuk u kapën.
Në kërkim janë Xhulian Halili i dënuar përjetë për vrasjen e një fëmije 4-vjeç dhe Alfons Doçi i dënuar me 25 vite për trafik droge, ndërsa Petro Luçi dhe Robert Xhimaj u arrestuan. Në 48 orët e fundit policia greke është në këmbë duke kërkuar në cdo cep për dy shqiptarët që u arratisën, por deri tani nuk ka asnjë rezultat.
Komento