Arratisja gjatë transportimit për në burgun grek, ja kush janë 4 shqiptarët/FOTO

Arratisja gjatë transportimit për në burgun grek, ja kush janë 4 shqiptarët/FOTO

Në foto tre prej shqiptarëve të arratisur

Katër të burgosur shqiptarë në Greqi, u arratisën një ditë më parë nga automjeti që po i dërgonte në një anije me destinacion burgun Alikarnasos në Hania. Sipas të dhënave që vijnë nga mediat greke bëhet me dije se bëhet fjalë për Xhuliano Halili, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një fëmije 4 vjeç, së bashku me të atin e tij.

Krim i porositur prej rivalit grek të viktimës Vasilis Varelas për çështje droge. Ai dhe tre shtetasit Alfons Doçi, Robert Xhimaj dhe Petris Luçi të dënuar me 25 vjet burg për trafik droge.  



(Shqiptarët e arratisur)

Ata po dërgoheshin me anijen Elefterios Venizelos që kryen këtë linjë, në kohën që mundën të lirojnë prangat dhe të vrapojnë drejtë daljes së portit të Pireut. Të dënuarit ishin të gjithë shqiptarë dhe do po ktheheshin në Kretë, mbasi ishin dërguar disa ditë më parë në gjykatat e zonave ku kishin kryer veprat penale, për të zhvilluar gjyqet e apelit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë