Arjan Hoxha, ish-funksionar i Policisë së Shtetit, i ftuar në studion e Report Tv, komentoi arratisjen e tre ish-drejtuesve të lartë të policisë së Vlorës, të akuzuar si të implikuar në trafikun e drogës me Habilajt.
Hoxha tha se ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, ish-shefi i krimeve në këtë drejtori, Gjergji Kohila, janë larguar nga pika kufitare e Qafë Botës në Sarandë, në drejtim të Greqisë. Sipas tij, të dy ish-zyrtarët e policisë kanë shmangur regjistrimin në sistemin TIMS. "
Jo të tre bashkë, por dy prej tyre, sipas informacioneve që unë kam, u larguan para 10 ditësh nga Shqipëria. Ata kanë udhëtuar me një automjet dhe janë larguar nga Shqipëria përmes pikës së Qafës Botës. Aty kanë shmangur regjistrimin në sistemin TIMS, te pala jonë, por janë regjistruar te pala greke. Dhe kjo gjë mund të verifikohet", tha ai.
Hoxha shton gjithashtu se për arratisjen e ish-zyrtarëve të policisë së Vlorës ka pasur një plan të organizuar që të shmangin përgjigjen përpara drejtësisë. Ish-Shefit të Krimit Ekonomik, Arjan Hoxha nuk dha detaje sa i takon ish-shefit të kufirit të Dhërmiut, Sokol Bode. Sipas tij, Prokuroria është dekonspiruar në operacionin për prangosjen e tre ish-zyrtarëve. "Ka pasur dekonspirim, ata kanë qenë në vëzhgim dhe në përgjim policor. Kur janë në përgjim, janë lehtësisht të verifikueshme vendndodhjet e tyre. Duhet të mbaheshin në vëzhgim pasi është e patolerueshme që tre drejtues policie të mos lokalizohen dhe të mos vihen përpara drejtësisë".
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3338
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35