TIRANE- Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi pezulloi sot nga detyra drejtoreshën e Institucionit të Ekzekutimit të Veprave penale Ali Demi (IEVP), Irena Çelaj. Ky vendim erdhi menjëherë pas ngjarjes së djeshme, ku një i burgosur pasi kishte marrë leje nga drejtoresha nuk u kthye më në burg duke marrë arratinë.
Po ashtu, ministri Halimi ka urdhëruar hetimin e lejes së dhënë nga drejtoresha e IEVP, Irena Çelaj, e cila i kishte dhënë 3 ditë leje të dënuarit Astrit Dervishi, ndërsa i kishin mbetur vetëm 4 muaj dhe 3 ditë burgim.
Irena Çelaj prej 4 vitesh qëndron në postin e drejtoreshës e burgut 325 në Ali Demi.
Astrit Dervishi është dënuar me 1 vit burg për vjedhje, ndërsa ishte pajisur me leje shpërblyese nga data 17 gusht deri më 22 gusht 2012. Por edhe pse afati përfundoi, i dënuari nuk u kthye më në burg.
Kjo ishte leja e dytë e të dënuarit. Ky i dënuar ka shkuar me leje shpërblyese dhe në muajin maj 2012, përkatësisht nga data 11.05.2012 deri në dt. 16.05.2012.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com